Dialogu midis Kishës Orthodhokse dhe Kishave Orthodhokse Orientale rifilloi në Kajro këtë javë pas një pauze 31-vjeçare.
Takimet e komisionit të përbashkët të dialogut u zhvilluan më 16-17 shtator në Manastirin e Abba Bishoy në Kajro, një vendbanim monastik që i përket Kishës Kopte.
Takimi organizohet nga Patriarku Kopt, i cili u bëri një pritje të ngrohtë të gjithë të pranishmëve. Delegacioni orthodhoks përfshin përfaqësues nga Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Aleksandrisë, Antiokisë, Jerusalemit, Rusisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, si dhe nga Kishat e Qipros, Greqisë, Polonisë dhe Shqipërisë, kjo e fundit përfaqësohej nga Mitropoliti i Korçës Hirësi Joan dhe Arkimandrit Anastasi i Kryepiskopatës së Tiranës
Ky takim domethënës përfaqëson një hap thelbësor drejt rinovimit të dialogut dhe nxitjes së unitetit midis Kishës Orthodhokse dhe Kishave të Lashta Lindore, duke rindezur një bisedë që është pezulluar për tre dekada.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co