“Kishim raste në pjesë të parë, por fat i keq”- Qazim Laçi pas humbjes: Fillimi i keq prishi lojën që planifikuam

kishim raste ne pjese te pare por fat i keq qazim laci pas humbjes fillimi i keq prishi lojen qe planifikuam





































Shqipëria u mposht 2 me 0 nga Çekia në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Gjithçka nisi në orën 20:45 mes dy përfaqësuesve në Çeki dhe u vendos me 1 gol në çdo pjesë. Kjo humbje vendos Shqipërinë në vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa dhe Ukraina.

bandicam 2024-10-11 23-02-59-062

Pas ndeshje foli Qazim Laçi, titullar i kuqezinjve në këtë sfidë.

“Besoj se fillimi i keq na prishi lojën që kishim planifikuar. E vërteta që e njohim kundërshtarin, për topat e gjatë. Mund të kishim bërë më mirë. Në pjesën e parë kishim dy raste për të bërë më mirë. Fat i keq.

Ne e kishim planifikuar në këtë mënyrë, të jemi të gatshëm për topat e dytë, i kemi humbur shumë në pjesën e parë. E dini dhe ju në këtë lojë me topa të gjatë është vështirë ta planifikosh 100%.

Besoj nga dy ndeshjet e fundit nuk i kishin harruar. 1 me 1 këtu dhe atje 3 me 0, e kishin përgatitur të futeshin sa më shpejt për të mbaruar lojën. Ne duhet të kishim bërë më mirë”, u shpreh Laçi për TV Klan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →