Kishin borxhe më të larta se të ardhurat e veta, ja bashkitë në “faliment” më 2023

kishin borxhe me te larta se te ardhurat e veta ja bashkite ne faliment me 2023

Së paku 10 bashki në vendin tonë ishin të “falimentuara” në vitin 2023, pasi kishin borxhe të prapambetura më të larta se të ardhurat e veta. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, së paku 10 bashki kanë një raport mjaft të lartë, mbi 100% të stokut të detyrimeve të vitit 2023 ndaj të ardhurave të veta. Klosi (339%), Memaliaj (270%), Dibra (156%), Malësia e Madhe (139%); Puka, Peqini, Dimali, Cërriku (120%); Kavaja dhe Tropoja (110%).

Stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor 2023 nga Ministria e Financave është rreth 4.8 miliard lekë.

Stokun më të lartë të detyrimeve e ka bashkia Kavajë në vlerën rreth 794 milion lekë, e cila përbën 16.7% të totalit të detyrimeve. Më pas, bashkia Tiranë në vlerën rreth 788 milion lekë, e cila përbën 16.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Vorë në vlerën rreth 363 milion lekë, e cila përbën 7.6% të totalit të detyrimeve; Bashkia e Durrësit në vlerën rreth 311.5 milion lekë, e cila përbën 6.6% të totalit të detyrimeve; bashkia Pogradec në vlerën rreth 224 milion lekë, e cila përbën 4.7% të totalit të detyrimeve. Më pas renditen bashkia Dibër dhe Lezhë.

Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria “Investime” me 47%, ndjekur nga “Të tjera” 25%, “Shërbime” 11%, dhe “Vendime Gjyqësore” 9%.

Në vitin 2023 është rritur pesha e stokut e lidhur me investimet e pashlyera, si dhe aktivitete të tjera, që janë të lidhura drejtpërdrejt me disiplinën fiskale në nivel vendor. Ndërsa sa u përket qarqeve, stoku i detyrimit të tyre përbëhet kryesisht nga vendime gjyqësore, të cilat zënë 95.9% të totalit të detyrimit të qarqeve.

Ministria e Financave vlerëson se detyrimet e prapambetura vazhdojnë të jenë problem edhe për vitin 2023. Vitin e kaluar Ministria e Financave ka përgatitur dhe publikuar raportin e gjendjes financiare për të 61 bashkitë për vitin 2022, ku ka rezultuar se 49 bashki dhe 9 qarqe janë pa probleme financiare, 8 bashki dhe 1 qark kanë probleme financiare dhe 4 bashki 2 qarqe janë me vështirësi financiare.

Stoku i detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2023, përbën rreth 13.8% të të ardhurave të veta totale të njësive të vetëqeverisjes vendore. Krahasuar me një vit më parë, si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave të veta ky raport është zvogëluar me rreth 3.6% për shkak të uljes së detyrimeve dhe rritjes së të ardhurave të veta. Stoku i detyrimeve të prapambetura prej 4.8 miliardë lekë zë rreth 7% të totalit të shpenzimeve faktike të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ministria e Financave vuri në dukje se kapaciteti fiskal mjaft i ulët i shumicës së këtyre bashkive dhe menaxhimi jo i mirë i mbledhjes së të ardhurave dhe planifikimit të shpenzimeve ka krijuar këto problematika në stokun e detyrimeve./B.Hoxha

kishin borxhe me te larta se te ardhurat e veta ja bashkite ne faliment me 2023


/Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →