Bota

“Kishte humor të hollë e qeshte ëmbël”- Agron Gjekmarkaj: Tre kujtime të paharrueshme nga Ismail Kadare! Në takimin e fundit fliste me time bijë dhe jo me ne të rriturit

kishte humor te holle e qeshte embel agron gjekmarkaj tre kujtime te paharrueshme nga ismail kadare ne takimin e fundit fliste me time bije dhe jo me ne te rriturit





































agron gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj

Tre kujtime të paharrueshme  nga Ismail Kadare !

Sot të gjithë folëm në tavolinat e restorantit “ Piaca”  ku u mblodhëm për të kujtuar Ismail Kadarenë duke ja ndier mungesën e konfirmuar prezencën mes nesh.

Askush prej nesh nuk qe aty për ti përcaktuar atij statusin në letrat shqipe apo ato botërore, për atë është kujdesur vetë, si bir i talentit  të tij gjenial me veprën shumë dimensionale që i la qytetërimit tonë.

Ndoshta ishim aty si dëshmitar kush më shumë e kush më pak të një marrëdhënieje njerëzorë ku secili sipas këndvështrimit të tij ka gjithmonë diçka për të rrëfyer.

Personalisht e kam filluar komunikimin me shkrimtarin si lexues i tij nga fundi i viteve 80 ku mes rreshtave  kërkonim rrugë për lirinë e mohuar dhe horizonte për shpresat tona, duke na ndikuar në të menduar, në të shkruar e në të folur.

Po ashtu e mbase më tepër pas viteve 90 tek vepra e tij ndonjëherë të zhgënjyer nga realitetet  që jetonim po aty kërkonim udhëzuesin, modelin, parimet e mbi të gjitha krenarinë intelektuale të një Shqipërie që mes shumë mundimesh  dëshironte të bëhej si gjithë Europa!

Në pranverën e vitit 2005 kur po mbyllja ciklin e studimeve në universitetin “La Sapienza”  me një punim mbi letërsinë fantastike ku objekt studimi  kisha “Kush e solli Doruntinen?” i them profesorit udhëheqës Francesko Mucioli si mendon nëse arrij ti marr një interviste Kadaresë për të ballafaquar analizën tonë me atë çka ai vete mendonte për subjektin dhe personazhet e tij. Më pa më habi “sei matto” ( je i marrë ) më tha me dashamirësi, si mund ti afrohesh një ciklopi të tillë- duke shtuar – do të ishte një mrekulli nëse ja del”?

U ulem dhe bashkërisht shkruam 13 pyetje dhe fati e desh që në Romë ato ditë qëlloi miku Mark Marku, i cili ma mori përsipër se do e provonte duke i shpjeguar Kadaresë se i duheshin për një shok në këto rrethana!

Pas pak ditësh me vjen posta një zarf me emrin e Markut përsipër.

Ismail Kadare me shkrim dore u ishte përgjigjur pyetjeve të mia! Duke i patur  ato faqe  ndjeva sigurinë e diçkaje që koleget e mi nuk e kishin.

Po atë vjeshtë me Ardian Ndrecen profesorin e Urbanianes  së Romës e takuam në shtëpinë e tij në Tiranë. Nga ajo ditë lindi një raport për mua unik. Nuk mund të them se e kisha mik Ismail Kadarenë, më duket fjalë e madhe, e pamerituar, sidomos kur e dëgjoj të përdoret pa doganë pas vdekjes së tij me lehtësinë e ditës , edhe pse shpesh na ftonte për dreka e darka në shtëpinë e tij në Tiranë e Qerret  për gjatë viteve apo vinte tek tonat, ne grupin kulturor të filologjikut Mark Markun, Persida Asllanin, Dhurata Shehrin! Interesohej për kurrikulat, mësimdhënien, kritiken, librat në qarkullim, rrymat, revistat. E ndiqte kohen kulturore të vendit të tij me vëmendje të madhe. Temë të preferuar shpesh me ne kishte derivat e gjuhës shqipe, qëndrimet e debatet.

Nuk ishte as pak i zymtë, kishte humor të hollë e qeshte ëmbël. Nuk lejonte ti afrohej asnjë formë e banalitetit.

E konsideroj veten të privilegjuar me  fat si dëshmitar i disa bisedave mes tij dhe At Zef Pllumit.

Aty ka qene edhe zonja Helena Kadare ! Shqipëria e klerit katolik , e burgjeve të komunizmit  në vete të parë shkruesi,  bartësi i memorieve dhe shkrimtari i pazakontë e i përbotshëm gjeten sintoni, forcë e dëshire për tu  bashkuar në trashëgimitë e medha duke respektuar diversitetin.

Pader Zefi dhe Babazoti i “Çështje të marrëzisë” vëllezër në roman të ndarë  gjatë nga hipostazat shqiptare  më në fund takohen , të tillë dukeshin në bisedë. Nuk ndahej më në  letërsia po i afronte subjekte bashkëkohësisë apo kjo e fundit u bë letërsi.

Mbi varrin simbolik të Fishtës në Kishën e Fretenve të Giuhadolit në Shkodër në 2007,   ku Kadare shfaqej i menduar At Zefi i afrohet e i thotë me gegnishten e tij kumbuese, të cilën nuk di ta flas si ai  “Nigjo Ismail unë jam i vjetër e drejt fundit, por sa të  kem frymë  kam me të mbeshtetë, kam me kënë në krahun tan në llogoren  europiane të shqiptarëve. Qysh në kohen e Ismail Qemalit e Princ Vidit, qytetnimi europian  ka pasë anmiq në Shqipni e nuk i janë da kurrë,  aktivizohen si shpirtna të keqij sa herë ajo afrohet, kanë me të sulmue egersisht”! Ishte koha kur eseja “Mbi identitetin europian të shqiptarve” kishte shkaktuar  dallgët e veta.

Vjet në verë e takova për të fundit herë në një darkë korriku, ishte  zonja Helenë dhe Alda Bardhyli unë me familjen time. Në të shumtën e kohës fliste me time bijë Sofinë atij moti 11 vjeç dhe jo me ne të rriturit.  Gjithmonë  kam menduar mbi këtë takim  të fundit dhe zgjedhjen e tij për të biseduar më gjatë me  një fëmijë. Ai kishte gjithmonë një mesazh për të ardhmen e kështu do të mbetet shkrimtari që i flet asaj  ne krye të “ Çetes së Profetenve” !

Në këtë  drekë  për të e pa të këto me erdhën në mend!

041828ac-4137-4a88-9bd7-793898b11b59

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts