“Kishte me vete edhe bisturitë, bënte xhiro në sallat e Kuvendit”- Sjellja e Beqajt në Komisionin Hetimor, ish-Prokurori: Një i paraburgosur mund të rrijë në Gjykatë me orë të tëra pa pirë ujë

kishte me vete edhe bisturite bente xhiro ne sallat e kuvendit sjellja e beqajt ne komisionin hetimor ish prokurori nje i paraburgosur mund te rrije ne gjykate me ore te tera pa








































Eugen Beçi, ish-Prokuror i Krimeve të Rënda ka komentuar sjelljen e ish ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi.

beci

Beçi u shpreh se i hetuari Ilir Beqaj mund të shfrytëzonte të gjitha të drejtat e tij dhe të mos fliste para Komisionit Hetimor.

“Dëshmia ka për synim të tregojë për ato që ti di, jo se çfarë dinë dokumentet. Nëse do të ecnim në konceptin e një gjyqi normal, duhet të flasë dhe të thotë çfarë i riprodhon kujtesa. Nëse ka humbur kujtesën, ai ndihmohet nga shkresat apo dokumentet që ka përpiluar vetë. Në provat shkencore mund të nxjerrësh çfarë të duash, power point, video-game dhe gjithçka tjetër”, tha Beçi në emisionin “Open” në News24.

Ai u shpreh se fakti që Beqaj është i paraburgosur ka një ligj që parashikon protokollet se çfarë duhet të ketë me vete, se ku mund të shkojë, se si duhet të sillet.

“Nuk pashë trajtimin normal të Beqajt si i paraburgosur. Ai bënte xhiro në sallat e Kuvendit, me sa kam parë në media, ai me vete kishte edhe setet e bisturive, vinte vërdallë, ndërkohë që ligji e ka të përcaktuar qartë se çfarë i lejohet. E dini ju që një i paraburgosur kur shkon në Gjykatë, mund të rrijë me orë të tëra, madje edhe pa pirë ujë?”, tha Beçi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →