![Kishte zaptuar hapësirën publike në plazhin e Vlorës, e pëson administratori i subjektit 2 kishte zaptuar hapesiren publike ne plazhin e vlores e peson administratori i subjektit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/kishte-zaptuar-hapesiren-publike-ne-plazhin-e-vlores-e-peson-administratori-i-subjektit.jpg)
Policia e Vlorës, kontrolle në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, për pushuesit. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Lungomare, Vlorë.
Procedohet penalisht administratori i subjektit të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë.
Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 55 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Lungomare”.
Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co