Margo Martin, zëvendësdrejtoresha e zyrës së komunikimit të Donald Trump, u pa dje në gjykatën e Nju Jorkut teksa ishte në krah të shefit të saj, siç raportohet nga gazeta New York Post.
Miliarderi amerikan po përballet me akuzat për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur paratë që ai pagoi për të blerë heshtjen e ish-yllit të pornos Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
E veshur elegant, 27-vjeçarja Martin nuk ka kaluar pa u vënë re në gjykatën penale të Manhattan-it. Me celularin e saj, ishte ajo që bëri një video dhe e ngarkoi në Instagram të ish-presidentit amerikan duke u larguar nga ‘Trump Tower’, për të shkuar në gjykatën e Manhattan.
Ajo u pa më vonë i ulur në rreshtin e fundit me Jason Miller, këshilltarin e lartë të Trump, ndërsa filloi përzgjedhja e jurisë për gjyqin.
Më parë, rrjeti amerikan Fox e kishte ngatërruar Margo Martin me gruan e Trump, Melania. E veshur me syze oversize, e reja amerikane arriti të ngatërrojë fotografët pasi në përgjithësi ka shumë të përbashkëta me ish-zonjën e parë. Ajo është me flokë kafe të gjatë dhe një trup të formësuar.
Sipas NYP, Margo e rritur në Oklahoma është një nga të paktët punonjëse të Trump që ka qëndruar në krah të Trump pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës. Ajo ka deklaruar se koha që kaloi në Shtëpinë e Bardhë ishte një përvojë që “i dha jetës së saj mundësi dhe lumturi të panumërta”.
Në një postim lidhur me përvojën e saj me ish-presidentin, ajo ka reaguar me një foto ku shfaqet ajo dhe Trump duke ecur së bashku, komenton gazeta amerikane.
Me afrimin e zgjedhjeve, partnerja e re e kandidatit republikan për president fotografohet shpesh pranë tij në evente dhem mitingje. Margo poston shpesh foto ku shfaqet në avionin privat të ish-presidentit amerikan, në udhëtime apo evente të ndryshme sportive.
Ajo gjithashtu nuk heziton të ndajë me ndjekësit disa momente intime me miqtë, nga pushimet, koncertet e vizitat, si dhe me motrën e saj, e cila është prezantuese në revistën e mëngjesit “NewsNation”.
Margo pritet të mbështesë Trump gjatë gjithë gjyqit. Vihet re se manjati amerikan 77-vjeçar është ish-presidenti i parë në historinë e SHBA-së që gjykohet nga një gjykatë penale. Seanca dëgjimore mund të zvarritet për javë të tëra dhe të komplikojë përpjekjen e tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.
I mbërritur dje në Manhatan për gjyqin e tij historik, mes atyre që e shoqëruan ishte edhe Margo mes bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, siç raporton gazeta New York Post.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co