Sport

“Kjo Shqipëri të jep shpresë”, Shkambi: Ndaj Italisë ndeshja më e rëndësishme, tifozët motiv për lojtarët

kjo shqiperi te jep shprese shkambi ndaj italise ndeshja me e rendesishme tifozet motiv per lojtaret
kjo shqiperi te jep shprese shkambi ndaj italise ndeshja me e rendesishme tifozet motiv per lojtaret

Shqipëria synon që të bëjë paraqitje të mira në Europian, në një grup me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë. Kryeredaktori i sportit në News 24, Erion Shkambi ishte i ftuar në “Çështja e ditës”, teksa u shpreh se pavarësisht se përballë do kemi skuadra të mëdha, nuk duhet harruar fakti se kuqezinjtë kanë elementë mjaft të mirë.

“Të flasësh për shanse në një grup me skuadra të tilla, është e vështirë. Gjithsesi, fakt është që shkojmë në Europian për herë të dytë. U kualifikuam si të parët. Vetëm fakti që tifozët kanë pritshmëri, tregon shumë. Të gjitha këto detaje na bëjnë te mendosh që kemi shanse.

Dy ndeshjet e fundit miqësore ishin mjaft pozitive. Mënyra e interpretimit të tyre na dha një përshtypje të mirë. Të gjithë lojtarët e fazës ofensive treguan sinjale pozitive.

Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Në letë duket se nuk ka histori, por asnjëherë nuk i dihet.

Më e rëndësishmja është sfida e parë.  Kemi top-lojtarë, Berat Gjimshiti fitoi Europa League. Kualifikimi i Shqipërisë varet nga ndeshja ndaj italisë.

Tifozët– Shqipëria i fiton të gjitha ndeshjet në tribuna, dihet që nuk kemi rivalë. Kemi tifozë të mrekullueshëm. Kemi lojtarë që luajnë në nivele të larta.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts