“Kjo skuadër është familja ime e dytë”, vazhdon bashkëpunimi Leclerc-Ferrari

kjo skuader eshte familja ime e dyte vazhdon bashkepunimi leclerc ferrari

Sezoni 2024 fillon në mars, por lëvizjet kontraktuale midis pilotëve dhe ekipeve kanë nisur që tani. Charles Leclerc dhe Ferrari kanë zgjatur bashkëpunimin, me anë të një marrëveshje shumëvjeçare. Lajmi është bërë publik këtë të enjte, sakaq afati i kontratës së re nuk është bërë i ditur nga skuderia italiane.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të vesh tutat e Ferrarit në sezonet e ardhshme. Të garoj për këtë skuderi është ëndrra ime prej moshës trevjeçare. Kjo skuadër është familja ime e dytë. Në pesë vitet e fundit kemi shkruar faqe të paharrueshme. Por, mendoj se më e mira ende nuk ka ardhur dhe mezi pres të nisim sezonin e ri. Objektivi është që makina të jetë konkurruese në çdo garë. Ëndrra ime mbetet ajo e të fituarit titullin me Ferrarin dhe t’iu dhuroj tifozëve diçka për t’u gëzuar”, tha Leclerc.

Partneriteti, i cili hyn në sezonin e tij të gjashtë në vitin 2024, ka dhuruar deri tani pesë fitore, 30 podiume dhe 23 pole position për Leclerc, që do të vazhdojë të ketë si shok skuadre në këtë kampionat Carlos Sainz. Sezoni nis më 2 mars 2024 Bahrain, në atë që premton të jetë edicioni më i gjatë në histori, me 24 faza. Para-sezoni është parashikuar të jetë në mes të 23 dhe 25 shkurt.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →