Klaus Gjasula ishte padyshim një prej lojtarëve që spikati më shumë në rradhët e skuadrës tone kuqezi në sfidat e Euro 2024. Performanca e tij poztivie, nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga klubi i tij, Darmstadt 98. Skuadra gjermane i ka ofruar menjëherë rinovimin e kontratës Gjasulës. Siç duket paraqitjet e Gjasulës në Euro 2024 kanë bindur akoma më shumë gjermanët për t’i rinovuar kontratën dhe për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.
34-vjeçari është një lider te ekipi gjerman, skuadër që militon në Bundesliga 2. Kujtojmë se futbollisti kryeqytetas është pjesë e Darmstadt që prej vitit 2021 dhe tashmë qëndrimi i tij do të vazhdojë minimalisht edhe për këtë sezon.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co