Klubi i Bundesligës zyrtarizon trajnerin e ri, një emër i njohur për kampionatin gjerman

klubi i bundesliges zyrtarizon trajnerin e ri nje emer i njohur per kampionatin gjerman
klubi i bundesliges zyrtarizon trajnerin e ri nje emer i njohur per kampionatin gjerman

Wolfsburg ka zgjedhur trajnerin e ri. Klubi i Bundesligës ka zyrtarizuar në pankinë Ralph Hasenhuttl, ish-teknikun e Southampton-it, i cili zëvendëson Niko Kovac, me këtë të fundit që u largua për shkak të rezultateve negative që kanë bërë që skuadra të zbresë në vendin e 14-të në kampionat. Në njoftimin e bërë shkruhet se Hasenhüttl ka nënshkruar një ‘kontratë afatgjatë’ me Wolfsburg.

56-vjeçari austriak rikthehet të drejtojë një ekip në Bundesligë, pasi ka drejtuar më parë Leipzig. Sa i takon Kovac, ai lë skuadrën pas gati dy sezonesh në krye të Wolfsburgut, pas humbjes 3-1 në shtëpi kundër Augsburg të shtunën. Ishte ndeshja e 11-të radhazi pa fitore, çka mbushi kupën, me drejtuesit që në fundjavë morën vendimin drastik.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co