Klubin nuk e bindin ofertat, ja prapaskenat me tre “të ngecurit” te Partizani…

klubin nuk e bindin ofertat ja prapaskenat me tre te ngecurit te partizani





































Koha ka treguar se Partizani nuk i lëshon lehtë “xhevahirët” e vet dhe kjo strategji, duket se është shndërruar në një pengesë për tre nga lojtarët kryesorë: Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj dhe Tedi Cara. Refuzimet e klubit deri më tani i kanë “burgosur”, pavarësisht dëshirës së bërë publike nga ana e tyre për t’u larguar jashtë vendit.

partizani7

RRAPAJ – Mesfushori është një nga më të mirët, por ndryshe nga të tjerët si ai, vlonjati është ende në Superiore. Në këtë verë 23-vjeçari pati një ofertë prej afro 650 mijë eurosh nga Burgos në La Liga 2. Operacioni quhej thuajse i mbyllur, por për çudi gjithçka u prish si të ishte një kështjellë rëre. E njëjta gjë ndodhi edhe në janar 2023 te Ludogorets në Bullgari.

HADROJ – Mbrojtësi nga Puka është 25 vjeç dhe luan me të kuqtë prej dy sezonesh e gjysmë. Vjet ishte pranë një kalimi në Turqi te Gaziantep për rreth 400 mijë euro. Klubi i kuq e refuzoi ofertën dhe pretendoi më shumë. Për mbrojtësin ka pasur edhe interesime të tjera.

CARA – Edhe kavajasi është mes lojtarëve për të cilin nuk ka munguar interesi nga jashtë. Për të këtë verë kishte interes nga Austria e Vjenës, teksa vjet ishte pranë Alaniasporit, që ofroi gati 400 mijë euro, të cilat nuk mjaftuan për klubin e kuq. Ndryshe nga emra si Skuka, Bitri, Maget apo Matondo, këta tre lojtarë ende nuk e ka bërë kapërcimin e madh, që do t’u siguronte të ardhura të rëndësishme për familjet e tyre dhe do t’i ndihmonte të arrinin të kapnin Kombëtaren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →