Drejtori i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se veprimet e Serbisë për të eskaluar situatën po bëhen me qëllim që të shtyjë votimin për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës në takimin e Komitetit të Ministrave.
“Po. Dhunë për kërcënim. Dhe: Ky përshkallëzim ka një qëllim të vetëm: Të nxitë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që të shtyjë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Duke e bërë këtë, ajo largon vëmendjen nga mesazhi i fortë që vjen nga 3/4 e anëtarëve të APKE: se Kosova tani është gati t’i bashkohet Këshillit të Europës. A do të funksionojë përshkallëzimi? A do të shtyhet votimi? Nëse funksionon, rrezikon të jetë një verë shumë e dhunshme në vitin 2024 në Ballkan”, tha ai.
BE dhe ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë kanë reaguar për veprimet e Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar që të qetësojë situatën
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co