Koçiu jep lajmin: Drejt përfundimit rikontruksioni i Poliklinikës të Specialiteteve në Durrës, që ofron shërbime për 290 mijë banorë të qarkut

kociu jep lajmin drejt perfundimit rikontruksioni i poliklinikes te specialiteteve ne durres qe ofron sherbime per 290 mije banore te qarkut
kociu jep lajmin drejt perfundimit rikontruksioni i poliklinikes te specialiteteve ne durres qe ofron sherbime per 290 mije banore te qarkut

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se është drejt përfundimit rikonstruksioni i Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës.

Koçiu shprehet se Poliklinika e Specialiteteve në Durrës do të ofrojë shërbime për 290 mijë të qarkut.

Postimi i ministres Koçiu:

Drejt përfundimit rikonstruksioni tërësor i Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës, e cila do të ofrojë shërbim për rreth 290 mijë banorë të qarkut 🏥

✅ Me ambiente pritëse të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë së fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike.

✅ Vijojmë pa u ndalur investimet për të transformuar dhe modernizuar infrastrukturën shëndetësore si dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →