Kocka dhe Legena

kocka dhe legena





































NGA EDISON YPI Edison Ypi1

Përtej arritjeve të pamohueshme, si selfiet e panumurta dhe postimet intriguese me një rrjesht e gjysëm në rrjetet sociale, Artit shqiptar i mungon sot diçka esenciale, diçka madhështore, diçka kuptimplote. Mungon kryevepra pa të cilën jeta e sotme shpirtërore dhe materiale e shqiptarëve do ishte skëterrë dhe vdekja do ishte shpëtim. Mungon shtatorja e derdhur në bronx dhe e larë në ar e protagonistit të jetës së sotme të shqiptarëve- Legenit të lavdishëm, Legenit të vetkënaqur, të lumtur, të kudondodhur, që me njërën dorë shtyp solemnisht tasierën e laptopit, me dorën tjetrën lëpin plot gjallëri dhe energji kockën e merituar të shpërblimit për asgjënë e kryer.

TĂ« ngrihet urgjent ajo shtatore gjigande. TĂ« thirren ku janĂ« e ku s’janĂ«, edhe nga varri tĂ« shkulen, legenat mĂ« nĂ« zĂ« tĂ« Artit, kulturĂ«s, arkitekturĂ«s, pikturĂ«s, shkrimtarĂ«, poetĂ«, hostorianĂ«, psikologĂ«, psikiatra, deri dhe mjekĂ«, biologĂ«, matematicienĂ«, fizicienĂ«, astronomĂ« dhe astrologĂ«. TĂ« mblidhen kokĂ« mĂ« kokĂ« lĂ«pirĂ«sat e shquar tĂ« kockave heroike tĂ« tokĂ«s arbnore. TĂ« kĂ«mbejnĂ« idetĂ« e larta. TĂ« mprehin daltat e shkathĂ«ta. TĂ« pĂ«rgatisin çekiçët e rĂ«ndĂ«. TĂ« nisin punĂ«n e vĂ«shtirĂ« pĂ«r gdhendjen e tĂ« lavdishmit tĂ« ardhshĂ«m, tĂ« quajturit “Legeni Shqiptar”. Shtatorja tĂ« gdhendet mĂ« e lartĂ« se Statuja e LirisĂ«. Legeni prej bronxi me laptop pĂ«rpara, jo me flamur, lugĂ«, pirun, thikĂ«, a diçka tjetĂ«r nĂ« dorĂ«, por me kockĂ« nĂ« dorĂ«. TĂ« bĂ«het kujdes me surratin e Legenit: Koka me cepa, goja shpellĂ«, veshĂ«t llapusha, balli me rrudha, qafa e dhjamur, e tĂ« tjera e tĂ« tjera. Shtatorja madhĂ«shtore tĂ« vendoset ku ta urdhĂ«rojnĂ« legenat lĂ«pirĂ«sa tĂ« kockave tĂ« bordeve, shtabeve, komisioneve, zyrave, korridoreve. Por e mira, nĂ« majĂ« tĂ« Karaburunit. QĂ« kush vjen nga deti, tĂ« mos shohi sĂ« pari vjetĂ«rsira dhe kalbĂ«sira pa vlerĂ« si DurrĂ«si, Vlora, Saranda, ShĂ«ngjini, Karavastaja, Divjaka, Kepi i Rodonit, Patoku, por Legeni vezullues me kockĂ« dhe laptop nĂ« duar.

Një vepër letrare gjithashtu, roman nga ndonjë shkrimtar legen, që, legen për legen, legen libri legen autori, do përkthehet në të gjitha gjuhët e botës dhe do pushtojë zemrat e publikut në mbarë globin. Do ketë brenda ai roman një intrigë shoqërore politike sentimentale që do zbulojë peripecitë e transformimit të burrit në legen, lodhjet e përditshme për të kapur e lëpirë sa më tepër kocka, aq edhe legenizimin dhe kockëzimin e shoqërisë në tërësi, parë nga këndvështrimet e ndryshme me rezultat të njëjtë të dy doktrinave më të reja karipllariste dhe varkariste.

Kocka dhe legena gjithandej, sa të ha syri.

Shqipëria është shndrruar e tëra në një mal me kocka dhe një det me legena.

Shqipëria është tashmë eksportuesja më e madhe në botë e legenave.

Legenat qĂ« ikin nĂ« Gjermani e gjetkĂ«, pĂ«r shembull, nuk ikin pĂ«r llokma, ikin pĂ«r kocka. S’u çmend gjermani e italiani e tjetri e tjetri tu hedhin llokma legenave nga ShqipĂ«ria.

Ndërkohë që po paksohet frikshëm numuri i kockave për 1 legen, po rritet ethshëm numuri i legenave për 1 kockë.

S’dihet si do vejĂ« ky hall.

NĂ« u bĂ«fshin mĂ« tepĂ«r legena se kocka, s’ësht keq. Legenat do ngordhin si pulat njĂ«ripastjetrit nga uria.

Ama në u bëfshin më tepër kocka se legena, na piu e zeza. Legenat do trashen e do shumzohen si mizat. Po ndodhi kjo, të gjejmë vrimë ku të futemi mos na nxjerrin sytë legenat e dhjamosur nga lëpirja e kockave.

S’ësht çudi, pas pak, kockat dhe legenat do kthehen nĂ« njĂ«si kĂ«mbimi pĂ«r bizneset: Na kaq legena, mĂ« jep aq kocka. Merre kĂ«tĂ« thes me kocka, mĂ« jep sa tĂ« duash legena. Ose: nĂ«m kaq legena, tĂ« jap Noc Rrokun sa tĂ« kthehet nga Italia ku ka vajt me kry njĂ« vrasje.

Me ligj tĂ« posaçëm “Zotni” do zĂ«vendĂ«sohet me “Legen”. Po ashtu edhe “Kusur” me “KockĂ«â€.

Me kaq shumë legena dhe kocka nëpër këmbë, emrat e shkollave, stadiumeve, rrugëve etj. nuk mund të rrinë ato që janë. Do emërtohen me emra legenash të shquar.

Sa të ha syri, sa të dëgjon veshi, veçse kocka dhe legena.

Burrat dhe llokmat i mori era, i lagu shiu, i goditi breshëri.

Duket e largët dita kur më tepër se legena që lëpijnë kocka do kemi Burra që hanë llokma.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →