Kodi Gakpo ka shënuar 7 gola nga mes Botërorit të kaluar dhe Europianit të këtij viti, në rast se UEFA do t’ia quante golin atij dhe jo autogolin e Myldur.
Ky gol fantazmë nuk ia heq meritat futbollistit që lojtarit të Liverpulit, që në “Anfield” e dashurojnë dhe e kritikojnë. Arsyeja? Pozicioni që ka në fushën e lojës që e limiton shpesh atë për të qenë i rrezikshëm ndaj kundërshtarit. Liverpuli shpenzoi 40 milionë euro për të blerë kartonin e tij. Duken shumë, por në fakt vetëm Mbape ka bërë më mirë sesa ai në turnetë e mëdha. Në realitet, Gakpo në Gjermani është duke bërë më mirë sesa francezi. Ky i fundit ka shënuar vetëm një gol në këtë Europian dhe për më tepër me penallti. Holandezi e ndan ende rolin e golashënuesit më të mirë me lojtarë si Musiala, Mikautaze dhe Shranz.
Nuk përjashtohet si mundësi që të jetë i vetëm në krye kur të mbarojë Europiani. Një pozicion që mund ta ndihmojë për të marrë vendin që i takon në renditjen e yjeve botërorë për të ardhmen. Dhe trajneri Arne Slot që do të zëvendësojë Klopin, sigurisht që e njeh më mirë. Gjermani e përdorte si sulmues nga qendra, pasi në krah i jepte fanellën e titullarit Luiz Diazit dhe Diogo Zhotës. Gakpo e ka thënë shpesh që roli i tij i preferuar është sulmues i majtë, ku gjithmonë futet me topin nga brenda dhe provon portën kundërshtare. Kjo lëvizje ka rezultuar fatale, por në fakt problemi i madh i Gakposë është që të majtën e ka shumë problematike dhe thuajse nuk e përdor fare në lojë.
Është diçka që i ndodh edhe yjeve të tjerë si Vinicius dhe Mbape. Shumë të ngjashëm në lojë dhe në lëvizje. Vetë lojtari i Holandës ka folur për këtë çështje duke thënë se i pëlqen që edhe të shkojë në fundore të krosojë, por ndihet më i sigurt me veprimet me të djathtën. Pak rëndësi ka, Holanda është duke e shijuar dhe po i merr më të mirën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co