Bota

“Koha për të thënë mjaft po skadon”- Agron Gjekmarkaj: Qytetarët do bashkohen me kauzat e opozitës! Berisha mbahet në arrest shtëpie për t’i shërbyer pushtetit

koha per te thene mjaft po skadon agron gjekmarkaj qytetaret do bashkohen me kauzat e opozites berisha mbahet ne arrest shtepie per ti sherbyer pushtetit





































Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjerkmarkaj komentoi emërimet e një ditë më parë të drejtuesve politike të PD në qarqe.

agron gjekmarkaj

I ftuar në studion e News24, Gjekmarkaj pranoi se mund të ketë edhe kundërshti për emrat, por theksoi se është pozitive që shfaqen mendime të ndryshme, sepse siç u shpreh ai, kjo është Partia Demokratike.

I pyetur sesi do t’i menaxhojnë protestat dhe takimet me qytetarët njëkohësisht, duke marrë parasysh që jemi në një vit zgjedhor, deputeti i PD tha se “qytetarët do të jenë aleatë të aspiratave të tyre duke u bashkuar në kauza me opozitën”.

“Qytetarët prej 12 vitesh jetojnë në një shtet ku ju vidhen zgjedhjet, ju vidhet ekonomia, ju futen duart në xhep, ku krimi i organizuar menaxhon flukset e votave dhe këta qytetarë nuk mendoj që janë të gëzuar me një klimë patronazhimi, në një klime sureale pas 34 viteve pluralizëm. Qytetarët do të jenë aleatë të aspiratave të tyre duke u bashkuar në kauza të përbashkëta me opozitën. Opozita është ajo pjesa e shprehjes tjetër të Shqipërisë, që mendon ndryshe, e asaj Shqipërie, e cila është e bindur se koha për të thënë mjaft po skadon.

Në këtë kontekst ne do bëjmë gjithçka, do mobilizohem. Ne kemi energji të madhe, PD ka mbështetje kudo, po rritet baza e mbështetjes. Besoj se të gjithë këta njerëz që ndihen të keqtrajtuar, ndihen të vjedhur në buxhet, që shohin sesi një kryeministër për të qenë i tillë, sillet si mbret dhe jo si kryeministri i një republike parlamentare ata kanë të drejtën të reagojnë. Nëse nuk ndodh kështu, nuk e pëson vetëm opozita, por e pëson Shqipëria dhe çdo qytetar që ka aspirata”, tha Agron Gjekmarkaj.

Mbështetja për PD- tha ai- është treguar gjatë gjithë kësaj kohe, kur kjo forcë politike ka qenë në vështirësi, madje ka marrë edhe 600 mijë vota.

“PD ka kaluar një periudhë të vështirë dhe ajo duke qenë në agresion juridik dhe në agresion policor, shtetëror, me simbole të mbajtur peng për një kohë të gjatë, pa buxhet në një kontekst që ju e njihni mirë, ai zgjedhjeve lokale grumbulloi mbi 600 mijë vota. Në kushtet vjedhjesh masive dhe në kushtet më të këqija mbështetja ka qenë e madhe. Kjo mbështetje zgjerohet sepse njerëzit të vetme shpresë kanë opozitën në Shqipëri. Ne sot, 12 drejtuesit e PD që do drejtojmë fushatën në Shqipëri nuk janë akuzuar për shit blerje votash, nuk i kanë futur duart të xhep të shqiptarëve, kanë integritet moral, intelektual dhe politik. Ata janë mëse të besuar për të udhëhequr ndryshimin dhe fushatën në Shqipëri ”, u shpreh deputeti i PD.

Sa i takon Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj tha se ai është i padiskutueshën në drejtimin e PD, ndersa theksoi se po mbahet i izoluar pa prova, me qëllim për t’i shërbyer pushtetit, pasi po afrojnë edhe zgjedhjet.

Pyetje: A mundet Berisha të jetë kandidat për kryeministër kur ndërkombëtarët e kanë izoluar PD dhe kryetarin tuaj?

Agron Gjekmarkaj: Shqipëria ka shpallur pavarësinë, është një shtet sovran, por nuk duhet të jetë arrogante, duhet të jetë dorë shtrirë me aleatët, duhet të ketë dhe do të këtë marrëdhënie të shkëlqyera me BE dhe SHBA.

Berisha në periudhën 2005-2013 ka qenë kryeministri që ka pasur arritjet më të mëdha të Shqipëruese moderne. Një kryeministër që ka qenë i suksesshëm nuk ka arsye mos të jetë prapë i tillë.

Pyetje: Sa e dëmton Berishën lufta ndaj SPAK?

Agron Gjekmarkaj: SPAK është një institucion dhe jo një tempull as i krishterë as islamik, është institucion që mund të ketë bërë gjerat e vetë të mira, por edhe gabime. Në rastin e Berishës është një shkelje e hapur jo thjesht e të drejtave të njeriut, por edhe të kushtetutës. Ka një tejzgjatje të hetimeve, pa nxjerrë një fakt. Duke ditur që Berisha është lider i opozitës, jemi në vit zgjedhor  ata e mbajnë të mbyllur për t’i shërbyer pushtetit sepse nuk ka logjikë tjetër. Izolimi i Berishës është në dobinë e kryeministrit dhe të PS për të trukuar garën pa nisur, por nuk jam i sigurt nëse do kenë sukses.

Pyetje: Është fundi politik i Sali Berishës në këto kushte që ndodhet?

Agron Gjekmarkaj: Jo nuk është fundi politik. Zoti Berisha tregoi që fundin politik e përcakton vetë. Ai po bën atë që nuk e kemi imagjinuar. Po prodhon çdo ditë politikë nga shtëpia e tij, motivon njerëzit. Po bën ato denoncime që nuk kemi kurajo ti bëjmë ne të tjerët. Ngjarjet në PD lanë të kuptohet se Sali Berisha është faktori që përcakton vetë fatin e vetë politik brenda forcës politike, por edhe në Shqipëri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts