Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë të dhënë sot për BBC, u shpreh se dënon sulmet që u morën jetën shtatë punonjësve të ndihmave në Gaza.
I pyetur nëse mendon se Izraeli ka “shkuar tashmë shumë larg”, Stoltenberg u shpreh se është shumë e rëndësishme që aleatët e NATO-s, përfshirë SHBA-në, t’i përcjellin një mesazh shumë të qartë Izraelit se ata duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e organizatave humanitare.
Ai përshëndeti gjithashtu përpjekjet nga SHBA, Britanisë dhe vendeve të tjera, në lidhje me ndërmjetësimin për negociatat që kanë si qëllim një armëpushim.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co