“Kohë e pamjaftueshme”- Vajza i jep lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë me vargjet e poezisë së tij

kohe e pamjaftueshme vajza i jep lamtumiren e fundit ismail kadarese me vargjet e poezise se tij



































Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh Ismail Kadare që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm (1 korrik) ka zgjedhur që lamtumirën e fundit të atit t’ia japë me një poezi të tijën.

-1200-630-63d55f9eb08c1

Poezia që vajza e tij ka zgjedhur të ndajë është ‘Kohë e pamjaftueshme’

Postimi i Besiana Kadare:

Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra

Që nga mendja ti nxjerr përjetë.

Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat

Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,

Për frëngjishten tok me plazhet po aq,

Ndoshta gratë do të jem duke fshirë

Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt

Para avionit që niset pas pak

I ngarkuar rëndshëm ende

Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?

Ku ta hedh këte peshë, si?

Me të s’mund të zbres atje poshtë

Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit

Nga mosthënia, nga pengu tragjik,

Një shenjë ndoshta të pakuptueshme

Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →