Shqiperia

Kohët e errëta të Valentinës: Burrit i vodhën 40 mln lekë, infarkti i mori jetën në moshën 51vjeç

kohet e erreta te valentines burrit i vodhen 40 mln leke infarkti i mori jeten ne moshen 51vjec
kohet e erreta te valentines burrit i vodhen 40 mln leke infarkti i mori jeten ne moshen 51vjec

Valentina udhëtoi nga Toronto në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, për të treguar historinë e jetës së saj. Ajo rrëfeu se në vitin 1998 fitoi lotarinë amerikane, por intervistat nuk zhvilloheshin në vendin tonë. Me një shumë të vogël parash, dikush ka arritur që të përdorë emrin e saj për të shkuar në SHBA.

Një ditë, e ëma i shkoi me një letër në dorë ku shkruhej një adresë në Kanada sepse mendonte se fatin do ta kishin diku tjetër. Por për të aplikuar, nevojiteshin 1500 dollarë dhe Valentina e bashkëshorti i saj nuk i kishin pasi kishin pësuar një humbje të madhe financiare. Prej asaj ngjarjeje, ajo do të humbte edhe të shoqin.

Valentina: Tim shoqi i vodhën 40 milionë lekë ose 40 mijë dollarë. Që atëherë im shoq kaloi një shok shumë të madh.

Ardit Gjebrea: Por si ia vodhën?

Valentina: Këtu midis Durrësit dhe Tiranës, në vitin ’98 kur kishin dalë armët sheshit. Ai vinte që të shkëmbente valutën në lekë, siç e bëjnë këta.

Ardit Gjebrea: Ishte kambist.

Valentina: Kambist, ishte koha që kambistët i vrisnin si zogj pule.

Ardit Gjebrea: Ato kohë mos u kthefshin më!

Valentina: Atë ditë kur ka ardhur im shoq, ka ardhur i bardhë në fytyrë. E sollën shokët. I thashë ti mos u mërzit, e përqafova, ne nuk do të bëjmë 40 mijë dollarë, ne do të bëjmë 80 mijë dollarë në Amerikë sepse ti je ai që i bëre këto lekë, ti do t’i bësh përsëri.

Ardit Gjebrea: Në momentin që erdhi kjo shumë 1500 dollarë, ju ende nuk i kishit.

Valentina: Nuk i kishim, bisedojmë me vajzën, i thashë fol ti me babin. Vajza iu lut, i tha babi gjeji diku se unë për 4 vjet do të shkoj në universitet, unë nuk do të dua 1500.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti yt e përjetoi shumë keq këtë histori apo jo?

Valentina: 2 vjet e gjysmë, pasi morën lekët im shoq ra shumë moralisht, ra shumë fizikisht. Im shoq ka qenë atleti më i bukur fizikisht në Berat, ka qenë gjimnast dhe im shoq u katandis si 80 vjeç. Një natë, pësoi një infarkt të madh në moshën 51 vjeç.

Ardit Gjebrea: Dhe sot nuk jeton më.

Valentina: Jo. Ka 21 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts