Portugalia i tha lamtumirë evropianit, të premten në mbrëmje pas humbjes ndaj Francës, pas gjuajtve të penalltive. Ky ishte edhe evropiani i fundit edhe për dy “yjet” e kësaj skuadre. Cristiano Ronaldo dhe qendërmbrojtësi Pepe, për shkak të moshës së tyre, nuk do të mund të veshin më fanellën e kombëtares portugeze në kompeticionet më të rëndësishme në nivel kombëtaresh si evropiani apo edhe Kupa e Botës.
41 vjeçari Pepe, foli në përfundim të sfidës ndaj Francës: Të vjen keq të mundesh kështu. Për gjithçka dhamë në fushën e lojës të vjen keq të largoshen kështu nga evropiani. U treguam inteligjentë, pasi luajtëm lojën, siç na e kërkoi trajneri. Përfafimi në fund me Ronaldon? Ka shumë domethënie për mua. Do të kem kohë të shprehem për të ardhmen time, por sot nuk është momenti. Duhet të mbajmë kokën lartë, përfundoi qendërmbrojtësi portugez.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co