Shqiperia

Kolegë, organizata, miq, politikanë dhe të njohur homazhe për ish-kryeredaktorin e Panoramës, Aristir Lumezi

kolege organizata miq politikane dhe te njohur homazhe per ish kryeredaktorin e panorames aristir lumezi

Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të Gazetës Panorama, Aristir Lumezi ka pikëlluar jo pak familjen, të afërmit e kolegët por dhe figurat e politikës shqiptare. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehu ngushëllime për humbjen e kolegut përmes një mesazhi në rrjetet sociale. “Kolegu ynë i nderuar Lumezi ishte prind dhe familjar i shkëlqyer, një profesionist i karakterizuar në çdo moment nga përgjegjësia dhe ndërgjegjia e lartë morale dhe profesionale. Ai ndau njohje të shumta profesionale e njerëzore dhe meritoi një simpati publike si gazetar dhe pjestar i editorit të Panoramës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e anëtarëve për humbjen e parakohshme të kolegut dhe mikut tonë të respektuar dhe përcjell ngushëllimet pranë familjes Lumezi! I paharruar do të mbetet mes nesh kolegu dhe miku ynë i urtësishëm!“, thuhet në mesazhin e UGSH.

Postimi i UGSH
Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi
Pas një kohe vuajtjesh nga një sëmundje e rëndë, është ndarë nga jeta, kolegu ynë i dashur, një ndër modelet njerëzore të komunitetit tonë, kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi. Ikja e tij nga jeta, në moshën 57 vjeç, ka pikëlluar rëndë familjarët e tij, miqtë, kolegët dhe krejt organizatën tonë, pjestar i së cilës ishte qysh në vitin e parë të themelimit të saj. Gazetari Aristir Lumezi spikati si reporter i politikës në shtypin shqiptar përgjatë 20 viteve të fundit. Ai drejtoi me maturi dhe profesionalizëm disa redaksi të të përditshmeve kryesore në vend dhe për disa vite u dallua si zëvendës/ kryeredaktor dhe kryeredaktor i së përditshmes kryesore në vend, gazetës ” Panorama”.
Kolegu ynë i nderuar Lumezi ishte prind dhe familjar i shkëlqyer, një profesionist i karakterizuar në çdo moment nga përgjegjësia dhe ndërgjegjia e lartë morale dhe profesionale. Ai ndau njohje të shumta profesionale e njerëzore dhe meritoi një simpati publike si gazetar dhe pjestar i editorit të Panoramës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e anëtarëve për humbjen e parakohshme të kolegut dhe mikut tonë të respektuar dhe përcjell ngushëllimet pranë familjes Lumezi! I paharruar do të mbetet mes nesh kolegu dhe miku ynë i urtësishëm!

Kolegë, gazetarë dhe bashkëpunëtorë kanë ndarë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“Iku dhe një shok i mirë. Që më thoshte se do bëhej mirë. Qofsh në Parajsë Aristir Lumezi. Kushdo që ka punuar një ditë me ty do ruajë prej teje batutat e të qeshurat. Si unë. Të qeshur do të të kujtoj gjithmonë. RIP… Citat nga Aristir Lumezi: Mirë do të ishte që në raste të tilla [të një tragjedie]-, shefat të heqin kostumet firmato, t’u hipin makinave, dhe të raportojnë nga vendi i ngjarjes. Kështu, do të kishte më kuptim që të japin edhe leksione gazetarie”, shkruan gazetarja Anila Basha.

Anila Hoxha: “Aristiri iku. I mençuri. Modesti. Një gazetar dhe njeri i pakrahasueshëm. Në 2009 pak përpara se të shpërthente pranvera arabe , pata fatin të udhëtoja drejt Egjiptit bashkë me të dhe disa kolegë. Tha atëkohë: – do vijë një ditë që do i duan gazetarët e mirëfilltë! Aristiri na la, pasi cdokujt që e njohu i kishte mësuar diçka”, 

Bledian Koka:Me i miri jone. Ikja pa kthim e Aristir Lumnezit eshte nje trishtim i hidhur. Beteja me semundjen e rende edhe mund te humbet, ama i bekuar je kur ke fituar betejen me dinjitetin, sidomos per nje gazetar! p.s…ta kisha fal nje perqafim te fundit vllacko😢😢😢”

Arbër Hitaj: Nje lajm te hidhur pashe kete pasdite, kolegu e miku Aristir Lumezi u nda nga jeta! Nje nga intervistat e fundit me Aristir Lumezin e bera para 2 vitesh, folem per politike, qe e kishte me shume qejf, e i dedikoi vite nga jeta e tij si gazetar. Ironik e i mencur, Aristirin e njoha qe kur fillova pune si gazetar terreni, i gatshem te te ndihmonte e jepte nje dore kur ngecja, e me besoni jane pak koleg te tille. Shume biseda e shume ndeshje futbolli, ne shi e ne temperatura -, sa kujtime! Shikoj bisedat ne wats app dhe me vjen te qesh me batutat qe benim, edhe pse e dija qe me semundjen e rende nuk do ti vazhdonim dot gjate. Lamtumire mik, padyshim ishe der me te miret nder nesh!

Hitaj Lumezi
Hitaj Lumezi

Leonard Olli: Ndarja e parakohshme nga jeta e kolegut Aristir Lumezi është një ngjarje e dhimbshme për familjen, të afërmit dhe gjithë miqtë e tij! Ky lajm i hidhur është një ngjarje e trishtë për gazetarinë shqiptare, që humb kështu një profesionist me vlera dhe integritet profesional. Në 22 vite njohje personale ai di të mbetet një shembull i një karriere të merituar, gjithmonë në ngritje, por që u ndërpre në pjekurinë maksimale të tij! Lamtumirë mik! Qofsh i Parajsës dhe i paharruar!

Leonard Olli
Leonard Olli

Homazhet nuk mungojnë as nga politika. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ai i Drejtësisë, Ulsi Manja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson Lumezin  korrekt në profesion por edhe mik. “Një mik i mirë dhe një gazetar korrekt si Aristir Lumezi nuk ia doli dot në betejën me një sëmundje të rëndë. U prehsh në paqe Aristir!”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ndërkohë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shprehet se ky lajm e ka kapur në befasi, teksa e cilëson Lumezin si mik të vërtetë.

Postimi i Ulsi Manjës:

Lamtumirë, mik i vërtetë! Lajmi për ndarjen nga jeta të Aristir Lumezit më kapi në befasi!

Nuk mbaj mend se kur ka qenë telefonata ime e fundit me Aristirin, pasi i kisha rënë disa herë kohët e fundit për ta pyetur për diçka thelbi i së cilës ka humbur nga ritmi i shpejtë i ditëve…!

Nuk mu përgjigj në telefon, mesa duket sëmundja nuk ia paska lejuar të rrokë telefonin në dorë. Se gatishmëria e tij për t’u përgjigjur në çdo orë të natës apo ditës ishte shembullore. Nuk e trazova më! Dhe sot mora lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga kjo botë e zhurmshme, të cilës ai i qëndroi larg me atë qetësinë tipike që ishte pjesë e qenësishme e karakterit të tij. Megjithatë, përmbajtjen e bisedës së fundit me të e mbaj mend mirë, sepse Aristiri, si burrë fisnik që ishte, gjithnjë interesohej për hallet e të tjerëve. Telefonatat e tij ishin gjithmonë për të më përgëzuar apo për të më dhënë ndonjë këshillë për komunikimin tim publik, por kurrë për hallet ose punët e tij!

Ky ishte Aristir Lumezi, specie në zhdukje e gazetarisë korrekte dhe e lajmit “lajm”, pa cënuar askënd në nder e dinjitet dhe gjithmonë besnik i mbrojtjes së interesit publik dhe të vërtetës!

Dhimbja dhe mungesa më e madhe është e familjes, por jo pak do të na mungosh edhe neve, miqve dhe shokëve të shumtë që kishe, i dashur Aristir. Megjithatë, jam i bindur që më së shumti do t’i mungosh gazetarisë së ndershme dhe të vërtetë, që ti i dhe më të mirën tënde! Lamtumirë, mik i mirë, mik i vërtetë”.

Ish-deputeti i PS, Namik Dokle shkruan se “iku një gazetar i talentuar, i suksesshëm dhe mik i të vërtetës”. “U nda prej nesh Aristir Lumezi, një gazetar i talentuar, mik i së vërtetës, i suksesshëm, por i pabujshëm, i drejtë dhe i ndershëm. Ta njihje nga afër Aristirin ishte kënaqësi, ta kishe mik, të ofronte fisnikëri. I qoftë dheu i lehtë”!

Tritan Shehu, deputet i PD, shkruan se ndarja nga jeta e gazetarit Aristir Lumezi është një humbje për familjen dhe një boshllëk në gazetarinë shqiptare. 

“U nda nga jeta Aristir Lumezi! Nje humbje kjo per familjen e tij, miqte, koleget…. Nje boshllek i krijuar ne gazetarine shqiptare! Nje gazetar qe do t’i mungoje publikut tone. Ngushellimet me te sinqerta te gjitheve”!

Tritan Shehu Aristir Lumezi
Tritan Shehu Aristir Lumezi

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts