Kolumbi/ Tre të vrarë dhe nëntë të plagosur nga shpërthimi i një makine bombë

kolumbi tre te vrare dhe nente te plagosur nga shperthimi i nje makine bombe
kolumbi tre te vrare dhe nente te plagosur nga shperthimi i nje makine bombe

Makina e mbushur me 40 kg eksploziv shpërtheu pranë një stacioni policie dhe vala goditëse shkaktoi dëme në ndërtesa dhe automjete dhjetëra metra larg.

Tre persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një makinë bombë shpërtheu në qytetin Taminango në provincën Nariño, në juglindje të Kolumbisë, thanë autoritetet lokale të shtunën.

Makina e mbushur me 40 kg eksploziv shpërtheu pranë një komisariati dhe vala goditëse shkaktoi dëme në ndërtesa dhe automjete dhjetëra metra larg. Luis Alfonso Escobar, prefekt i Narinhos, tha se një polic dhe dy civilë u vranë për shkak të këtij “veprimi paranojak”.

I njëjti stacion policie ishte shënjestër e dy sulmeve vitin e kaluar, kujtoi kryebashkiaku Fernando Latorre, duke bërë thirrje për një përforcim të menjëhershëm të masave të sigurisë.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro u shpreh ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, duke theksuar në një postim në platformën X (ish-Twitter) se kriminelët që “zgjedhin rrugën e luftës në vend të asaj të paqes” do të vuajnë pasojat e ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →