Kombëtarja / Sulmuesi i dëmtuar, lë grumbullimin. Berisha humb Kilin për probleme fizike, Silvinjo fton portierin tjetër

kombetarja sulmuesi i demtuar le grumbullimin berisha humb kilin per probleme fizike silvinjo fton portierin tjeter
kombetarja sulmuesi i demtuar le grumbullimin berisha humb kilin per probleme fizike silvinjo fton portierin tjeter

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00).

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se Myrto Uzuni nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy miqësoret e marsit. Sulmuesi kuqezi ka një dëmtim në tendinën e Akilit dhe pas konsultave me stafin mjekësor është vendosur që Uzuni të kthehet te skuadra e Granada-s dhe të vijojë rikuperimin atje.

Sakaq, edhe portieri Etrit Berisha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Kilit. Berisha ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në ekip portierin e ekipit të Egnatias, Alen Sherri.

Pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë miqësore ndaj Kilit. Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Parmas në Itali, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

Për sfidën ndaj Kilit të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë prezent dhe të mbështesin ekipin nga shkallët e stadiumit “Ennio Tardini” kanë mundësinë për të blerë biletat e tyre në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →