Shqiperia

Komision për të kontrolluar organet e drejtësisë? Hila: Kjo lëvizje e mazhorancës është shprehje e frikës së saj nga SPAK

komision per te kontrolluar organet e drejtesise hila kjo levizje e mazhorances eshte shprehje e frikes se saj nga spak

Duke komentuar një nismë të mazhorancës për kontrollin e organeve të drejtësisë nga një komision në Parlament, analisti Dritan Hila i ftuar në “Open” në News 24, se kjo lëvizje e mazhorancës është një shprehje e frikës së saj.

“Është një presion politik i mazhorancës. Mazhoranca nuk ka mekanizmin për ta kontrolluar SPAK-un për momentin. Është më tepër një presion politik dhe është kundër asaj narrative që mazhoranca kontroll SPAK-un. Është një veprim i gabuar i mazhorancës pasi ndihmon narrativen e Foltores në mënyrë që të krijohet ideja që po na godet ne. Kjo lëvizje e mazhorancës është një shprehje e frikës së saj.

Është një presion mbi SPAK-un dhe shpresoj të mos ketë efekt. Jemi duke folur për 40 veta që kanë mbi supe llumin e 33 viteve. I vetmi institucion që qytetarët kanë besim është SPAK-u. Po ta shohësh është e mbushur çdo ditë me njerëz dhe me gazetarë, të cilët lajmin real nuk e presin nga ligjëratat e Saliut nga penxherja dhe as nga deklaratat e Ramës. Lajmi real vjen nga SPAK-u”, tha Hila.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts