Bota

Komisionerja për Zgjerimin në Tiranë, Marta Kos takim me Tabakun, Gjekmarkajn dhe Bardhin! Demokratët: BE të monitorojë zgjedhjet













































Kryetarja e  Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Marta kos PD, gaz bardhi jorida tabaku gjekmarkaj (1)

Zyra e shtypit njofton se zyrtarët demokrat e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces dhe po Partia Demokratike do ta përfundoje atë.

Ky proces, sipas demokratëve, “duhet të jetë i bazuar në ligje e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë nga Bashkimi Europian”.

Marta kos PD, gaz bardhi jorida tabaku gjekmarkaj (4)

“Gjatë bisedës, demokratët e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar Vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku Marta Kos u njoh me shqetësimet legjitime të opozitës, nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e  krimit të organizuar në proces.

“Demokratë e njohën Komsioneren edhe me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për këtë qëllim”, thotë PD.

Marta kos PD, gaz bardhi jorida tabaku gjekmarkaj (2)

Ata përmendën faktin se lideri i opozitës Sali Berisha u mbyll për më shumë se një vit në arrest shtëpie pa asnjë fakt dhe provë. Ish-Presidenti i vendit dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u arrestua në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut, ndërsa nënkryetari i Grupit Parlamentar Ervin Saljanji ndodhet në burg vetëm pse ka denoncuar lidhjet e  mazhorancës me krimin e organizuar.

Jorda Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi i kërkuan Komisoneres Kros, se  tashmë që është hapur grupkapitulli themelor dhe zgjedhjet janë pjesë e tyre, Bashkimi Europian të monitorojë me vëmendje të shtuar këtë proces.

Marta kos PD, gaz bardhi jorida tabaku gjekmarkaj (3)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts