Komisioni Evropian ka bërë të ditur të enjten se kishte vendosur t’i padiste Gjermaninë dhe Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ) me arsyetimin se praktikat e tyre diskriminonin punëtorët e lëvizshëm.
Në të dy vendet, vitet e fundit, janë prezantuar skemat për shtesat familjare, që ishin më të vogla për disa grupe punëtorësh sesa për të tjerët, raporton Reuters.
Në Itali, punëtorët duhej të jenë banorë të një vendi për të paktën dy vjet për t’u kualifikuar për përfitimin, ndërsa në Gjermani shtesat ishin më të vogla për punëtorët që kishin fëmijë që banonin në vendet e Bashkimit Evropian ku kostoja e jetesës ishte më e ulët.
“Një nga parimet themelore të BE-së është që njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë pa asnjë dallim në bazë të kombësisë”, thuhet në një deklaratë të Komisioni Evropian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co