Komisioni Evropian ka paditur katër shtete anëtare të bllokut.

komisioni evropian ka paditur kater shtete anetare te bllokut
komisioni evropian ka paditur kater shtete anetare te bllokut

Bëhet fjalë për Spanjën, Qipron, Poloninë dhe Portugalinë, për dështim të zbatimit të rregullave që synojnë të sigurojnë një nivel minimal global të taksimit për kompanitë shumëkombëshe, ka bërë të ditur BE-ja, raporton Reuters.

Të gjitha shteteve anëtare të BE-së iu kërkua të zbatonin ligjet e nevojshme deri në fund të vitit 2023, ka thënë Komisioni, duke shtuar se vendet që ka paditur tani nuk e njoftuan atë për ndonjë hap të tillë.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur të enjten se ka paditur edhe Hungarinë për një ligj që imponon burgim për grupet që pranojnë fonde të huaja për shkaqe politike.

Komisioni hapi një procedurë shkeljeje në shkurt mbi ligjin hungarez për “mbrojtjen e sovranitetit kombëtar”, të cilin e konsideron se shkel vlerat demokratike dhe të drejtat themelore të bashkimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co