Bota

Komisioni hetimor për sistemin TIMS, zbardhet lista e drejtuesve të institucioneve në radhë për të dëshmuar

komisioni hetimor per sistemin tims zbardhet lista e drejtuesve te institucioneve ne radhe per te deshmuar

































Kryetar i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka zbardhur për mediat listën me emrat e drejtuesve të institucioneve në radhë për të dëshmuar tek “TIMS”.

salianji

Mësohet se në radhë për të dëshmuar janë drejtuesja e SHISH si edhe drejtues të policisë.

LISTA

– Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;

– Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;

– Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;

– Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin;

– Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.

Kujtojmë se më parë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, kanë dëshmuan për disa orë ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit; Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit; Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.

Vlen të theksohet se seancat e dëshmive në komosionin e TIMS, janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts