Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin për pengim të hetimit të 7 tetorit

komisioni i okb se akuzon izraelin per pengim te hetimit te 7 tetorit
komisioni i okb se akuzon izraelin per pengim te hetimit te 7 tetorit

Një komision hetimor i mandatuar nga OKB që heton shkeljet e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut akuzoi Izraelin se po pengonte përpjekjet e tij për të mbledhur prova për viktimat e sulmit nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor.

“Deri sa i përket qeverisë së Izraelit , ne kemi parë jo vetëm mungesë bashkëpunimi, por pengim aktiv të përpjekjeve tona për të marrë prova nga dëshmitarët dhe viktimat izraelite të ngjarjeve që ndodhën në Izraelin jugor,” tha Chris Sidoti , një prej tre anëtarëve të një komisioni hetimor për abuzimet e kryera në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze.

“Kemi kontakte me shumë, por do të donim të kishim kontakte me më shumë”.

Sidoti i bëri thirrje qeverisë së Izraelit, si dhe viktimave dhe dëshmitarëve të sulmit, për të ndihmuar komisionin në kryerjen e hetimit të tij.

Izraeli filloi fushatën e tij kundër Hamasit pasi luftëtarët palestinezë sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1,200 njerëz dhe duke marrë 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Komisioni hetimor i OKB-së , i krijuar në vitin 2021 nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, është i mandatuar për të mbledhur prova dhe për të identifikuar autorët e krimeve ndërkombëtare.

Provat e mbledhura nga organe të tilla të OKB-së kanë formuar bazën për ndjekjet penale të krimeve të luftës dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni u mandatua të hetonte dy linja shtesë hetimi: kolonët e dhunshëm dhe grupet e kolonëve, dhe transferimin e armëve në Izrael. Këto gjetje do të paraqiten në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në qershor të vitit të ardhshëm.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →