Shqiperia

Komisioni për “TIMS”, PS kërkon përfundimin e hetimit: T’i përmbahemi ligjit dhe mandatit të përcaktuar nga Kuvendi

komisioni per tims ps kerkon perfundimin e hetimit ti permbahemi ligjit dhe mandatit te percaktuar nga kuvendi
komisioni per tims ps kerkon perfundimin e hetimit ti permbahemi ligjit dhe mandatit te percaktuar nga kuvendi

Pas marrjes sot të dëshmisë së fundit në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, me pyetjen e dëshmitarit të fundit në Planin e Hetimit të miratuar në unanimitet, përfaqësusit e mazhorancës kërkuan t’i përmbahen në mënyrë rigoroze ligjit dhe mandatit të caktuar nga Kuvendi.

Kërkesa e deputetëve të PS për të deklaruar përfundimin e hetimit parlamentar për këtë çështje nuk është marrë në konsideratë nga kryetari i komisionit duke mos u hedhur për votim.

Mazhoranca do të përsërisë kërkesën edhe në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni, mandati i të cilit mbaron në muajin korrik bashkë me këtë sesion punimesh të Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts