Komisionit për “Zgjedhore”-n i mbaroi afati pa rezultat, Gjiknuri: Dikush mund ta quajë edhe dështim

komisionit per zgjedhore n i mbaroi afati pa rezultat gjiknuri dikush mund ta quaje edhe deshtim
komisionit per zgjedhore n i mbaroi afati pa rezultat gjiknuri dikush mund ta quaje edhe deshtim

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe grupi i dialogut, është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se do vijojnë diskutimet për amnistinë penale.

“Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.

Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”, tha ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →