Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq: Sistemi shëndetësor në Rripin e Gazës është në kolaps

komiteti nderkombetar i kryqit te kuq sistemi shendetesor ne rripin e gazes eshte ne kolaps











































Sistemi shëndetësor në Rripin verior të Gazës është “shkatërruar” nga lufta dhe spitalet janë “plotësisht jofunksionale”, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Screenshot_9

“Armiqësitë e përsëritura brenda dhe përreth spitaleve kanë dëmtuar sistemin shëndetësor në Rripin verior të Gazës , duke i ekspozuar civilët ndaj rrezikut,” tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në një deklaratë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kërkoi që infrastruktura mjekësore të mbrohet, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

“Kjo mbrojtje është një detyrim ligjor dhe një moral për ruajtjen e jetës njerëzore”, shtoi ai, duke sqaruar se spitalet janë të nevojshme për të sëmurët apo të lënduarit nga konfliktet.

Spitali Al-Awda, i cili deri vonë mbështetej nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duke ofruar pajisje mjekësore, aktualisht është nën presion pasi është një nga infrastrukturat e pakta shëndetësore që funksionojnë ende në Rripin verior të Gazës.

“Fluksi i pacientëve të sëmurë dhe të zhvendosur që kërkojnë strehim po krijon një situatë që stafi mjekësor nuk mund ta zgjidhë,” shpjegoi KNKK.

“Kjo situatë gjithnjë e më e rrezikshme vjen përveç mungesës së pajisjeve, karburantit, ushqimit dhe mundësisë për trajtime të specializuara”, shtoi ai.

Megjithatë, KNKK thekson se është e vendosur të mbështesë shërbimet shëndetësore, sa më shumë që të jetë e mundur, kryesisht duke bërë gjithçka që mundet për të siguruar mbrojtjen e mjekëve dhe aksesin e qytetarëve në trajtime, si dhe për të lehtësuar lëvizjen e personelit dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →