Trajneri i Bajernit, Kompani, ka komentuar shortin e Champions që i vendosi përballë Sëlltikut.
“Unë nuk kam një favorit. Kemi dy ndeshje. Është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë emocione dhe energji për këto duele. Natyrisht ne donim të përfundonim në tetëshen e parë. Por Real Madrid, Siti, as Juventusi, Milan dhe shumë klube të tjera të mëdha nuk ia dolën mbanë.
E respektojmë Sëlltikun për atë çka ka krijuar në historinë e tyre. Pres duele të zjarrta, sidomos në shtëpinë e tyre. Ata kanë një tifozeri të mrekullueshme. Përsa i takon duelit të radhës dhe gjendjes së grupit, di të them se do të jetë pjesa dërrmuese e disponueshme. Shpresojmë që të rikthejmë edhe disa lojtarë të tjerë javën e ardhshme. Aktualisht Holshtain Kil është prioriteti im. Është mirë të dëgjosh se ne kemi sulmin dhe mbrojtjen më të mirë.
Kjo tregon se ne po bëjmë punën tonë. Gjithmonë ka të bëjë me mentalitetin. Çfarë bëri Kil kundër Dortmundit, Leverkusenit dhe Volfsburgut… Kjo është një ndjenjë që ata mund të sjellin sot. Ne nuk bëjmë dallim mes kundërshtarëve, thjesht duam të hyjmë në lojë me urinë që na karakterizon.
Sot Bajern-Holshtain Kil
PANORAMASPORT.AL