Përvjetori i 39-të, të cilin Vinsent Kompani e festoi më 10 prill, nuk ishte nga më të bukurit e jetës. Humbja në shtëpi ndaj Interit dhe sfida me Dortmundin, e planfikuar për sot në 18:30, nuk japin kohë dhe mundësi për festa.
Sidoqoftë, bavarezët janë të detyruar të fitojnë sot për të mbajtur në distancë rivalët për kreun, ndërkohë që në konferencën për shtyp, trajneri i tyre ka analizuar sfidën.
Vendi i tetë kundër vendit të parë, sa peshë ka kjo ndeshje?
“Der Klassiker” nuk ka humbur shkëlqimin e tij. Natyrisht, ndeshjet kundër Leverkusenit këtë sezon ishin gjithashtu të veçanta. Por unë jam rritur me Bajernin kundër Dortmundit apo Bajernin kundër Bremenit, që janë ndeshje të mëdha. Kështu është ende sot. Shikoni edhe momentin e sezonit kur janë këto ndeshje. Mendoj se është mirë që ka një presion shtesë rreth këtyre sfidave, që ato janë bërë të veçanta. Ne duhet të fusim rëndësinë e ndeshjes në paraqitjen tone.
A do të ishte një fitore mënyra më e mirë për të harruar Interin?
Nuk e shohim si humbje, sepse kemi ndeshjen e kthimit për të luajtur. Kjo klasike kundër Dortmundit ka histori mes dy klubeve. Rezultati i sezonit të kaluar në këtë ndeshje është një motiv shtesë për ne. Nuk na mungon motivimi e as energjia, por do të kemi nevojë edhe për tifozët.
Shpesh ju kritikojnë për zgjedhjen e titullarëve. A ka gabime në formacion apo është çështje interpretimi nga ana e lojtarëve?
Kështu e ka çdo punë. Kur filloni punë diku, gjithmonë duhet të prisni që do të ketë pyetje në lidhje me përvojën. Unë shoh dhe eci përpara e në bazë të mendjes time marr edhe vendime. Konteksti i çdo ndeshje është i rëndësishëm. Edhe për zëvendësimet ka dy anë medaljeje dhe gabimet janë pjesë e çdo profesionit. Gjithmonë do të ketë mendime për gabim në formacion apo në zëcendësime, sidomos kur i humbet ndeshjet.
Sa rëndësi kanë rikthimet e mundeshme të Upamekanos apo Komanit?
Jemi në një fazë të sezonit ku çdo gjë ka rëndësi, çdo moment, çdo minutë e për më tepër çdo lojtar që mund të na japë diçka më shumë apo diçka ndryshe. Nuk mund të japim përparësi, gjithçka është e rëndësishme dhe ka peshën e saj.
A do të bëni llogari me formacionin në bazë edhe të ndeshjes së kthimit në Milano?
Jemi Bajerni dhe gjithmonë flitet për fitore. Ndaj Dortmundit, Interit apo kujtdo tjetër. E dimë që nuk do të jetë e lehtë me Borusian e aq më pak me Interin, por jemi një ekip që prodhon e shënon ndaj do të mundohemi të jemi në lartësinë e asaj që kemi treguar deri më sot.
Mendoni se keni humbur pak soliditet në mbrojtje?
Po luajmë kundër ekipeve që dinë se si shënojnë. Borusia ka lojtarë që mund të vrasin ndeshjen në çdo moment. Edhe ne kemi disa raste çdo ndeshje ndaj duhet të jemi më konkretë. Fundja, ndeshjet fitohen duke shënuar të paktën një gol më tepër se rivalët.
PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co