Suedia do të përballet me Shqipërinë sonte në orën 19.00, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars. Suedezët vijnë si favorit në këtë takim, e diçka të tillë e thonë edhe koeficientët.
Në kompaninë më të madhe të basteve sportive në botë, Bet365, fitorja e skuadrës së Jon Dahl Tomasson në “Friends Arena” kuotohet me koeficientin 1.45.Barazimi i kuqezinjve në këtë takim vlen 4.50 ndërsa triumfi i ekipit të Sylvinhos me 6.00.
Të dy këto kombëtare u mundën në miqësoret e para të muajit mars. Ekipi jonë kombëtar pësoi disfatë 3-0 ndaj Kilit, ndërsa Suedia u imponua 5-2 ndaj Portugalisë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co