Autoritetet venezueliane thonë se kanë arrestuar tre shtetas amerikanë, dy spanjollë dhe një shtetas çek të dyshuar për komplot për të destabilizuar vendin.
Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello tha se qindra armë ishin konfiskuar dhe se të arrestuarit po bënin plan për të vrarë presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë, shkruan BBC.
Dy ditë më parë Uashingtoni sanksionoi 16 zyrtarë venezuelianë, të cilët janë të lidhur ngushtë me presidentin Maduro, pas fitores së tij të diskutueshme në zgjedhje.
Qeveria e Venezuelës tha se spanjollët e arrestuar ishin të lidhur me Qendrën Kombëtare të Inteligjencës të Madridit (CNI). Megjithatë, burime të qeverisë spanjolle u kanë thënë mediave lokale se dy personat nuk i përkasin organizatës së inteligjencës.
Në një konferencë shtypi të shtunën, Cabello tha: “CIA po udhëheq këtë operacion, dhe kjo nuk na habit, por ata, Qendra Kombëtare e Inteligjencës e Spanjës, kanë mbajtur gjithmonë një profil të ulët duke e ditur se CIA operon në këtë zonë. Këta dy të arrestuar madje na tregojnë për një grup mercenarësh që kërkojnë të sjellin në Venezuelë objektiva shumë të qarta për të vrarë Presidentin Nicolas Maduro, Zëvendës Presidentin Delcy Rodriguez, mua dhe një grup tjetër shokësh që udhëheqin partinë tonë dhe revolucionin tonë”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co