Komunikimi mes Evropës dhe Azisë vendoset në rrezik, rebelët Houthi shkatërrojnë kabllot nënujore në rajon

komunikimi mes evropes dhe azise vendoset ne rrezik rebelet houthi shkaterrojne kabllot nenujore ne rajon
komunikimi mes evropes dhe azise vendoset ne rrezik rebelet houthi shkaterrojne kabllot nenujore ne rajon

Katër kabllo të rëndësishme komunikimi që ndodhen nën ujë midis Arabisë Saudite dhe Afrikës në ngushticën Bab el Mandeb janë çaktivizuar muajt e fundit.

Sipas portalit izraelit Globes, ky është rezultat i një sulmi nga rebelët Houthi, një grup militant nga Jemeni, i cili mbështetet nga Irani.

Shkatërrimi i suksesshëm i kabllove që besohet se i përkasin sistemeve AAE-1, Seacom, EIG dhe TGN shënon një ndërprerje serioze të komunikimeve midis Evropës dhe Azisë.

Shumica e dëmeve të menjëhershme do të përballohen nga shtetet e Gjirit, Arabia Saudite, Omani, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku, si dhe India, sipas Globes.

Kablloja AAE-1 lidh Azinë Lindore me Evropën nëpërmjet Egjiptit dhe Kinën me Perëndimin nëpërmjet vendeve si Pakistani dhe Katari. Sistemi kabllor EIG lidh Evropën Jugore me Egjiptin, Arabinë Saudite, Xhibutin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indinë. Kablloja Seacom lidh Evropën, Afrikën dhe Indinë dhe lidhet me Afrikën e Jugut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →