Këngëtarja italiane Giusy Ferreri sapo ka mbërritur në Tiranë për koncertin e saj këtë mbrëmje në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Pak orë para koncertit ajo ka zbuluar repertorin e këtij takimi muzikor me publikun shqiptar, tashmë për herën e tretë.
Është hera e tretë që vij, por këtë herë sjell këngë të reja. Sot do të këndoj 25 këngë, për gati dy orë. Besoj do të kënaqemi të gjithë. Kam eksperimentuar me muzikën. Do rikthehem në Shqipëri me familjen për pushime.
E njohur për zërin e saj unik dhe performancat e jashtëzakonshme, Giusi ka fituar zemrat e miliona fansave me hitet e saj të paharrueshme si “Novembre”, “Non ti scordar mai di me”, “Roma-Bangkok”, duke bërë gjithmonë art të vërtetë dhe larg thjesht komercializmit. Artistja zbulon së pasioni i saj për muzikën e ka bërë të jetë unike dhe t’i mbijetojë ndryshimeve në industrinë e muzikës.
Përvojat e saj muzikore dhe stili i saj i veçantë kanë krijuar një lidhje të thellë kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke sjellë energji dhe emocione të fuqishme në çdo skenë ku performon. Nga ana tjetër artistja nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të bëjë pushimet në rivierën shqiptare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co