Shqiperia

Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj: SPAK pengesa artificiale, nuk më jep dosjen. Thirrja për gjyqtarin

koncesioni i sterilizimit beqaj spak pengesa artificiale nuk me jep dosjen thirrja per gjyqtarin
koncesioni i sterilizimit beqaj spak pengesa artificiale nuk me jep dosjen thirrja per gjyqtarin

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK, rreth orës 15:30 minuta, në zbatim të masës së sigurisë të zbatuar nga GJKKO, detyrim paraqitje, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij për Koncesionin e Sterilizimit.

Avokatët e ish-ministrit Beqaj kanë kërkuar prej dy muajsh që Prokuroria t’i vërë në dispozicion dosjen hetimore në ngarkim të tij, por që ende nuk ka arritur që ta marrë. Në lidhje me këtë, Beqaj, në daljen për mediat deklaroi: “SPAK po krijon pengesë artficiale. Do të dëshiroja që gjyqtari Bani të veprojë me drejtësi”.

[embedded content]

Masa e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj u caktua në nëntor 2023. Hetimi nga SPAK ka të bëjë me shkeljet që Beqaj dyshohet se ka kryer në koncesionin e Sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj, që ndodhet tashmë i arrestuar së bashku me ish-zv ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts