Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka deklaruar nga Luksemburgu se në krye të agjendës së tyre është integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Ai u shpreh se BE mund të ndihmojmë me zhvillime paqësore në Ballkanin Perëndimor.
“Ne kemi nënvizuar prioritetet tona dhe ajo që kemi vënë në krye të agjendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe me Ballkanin Perëndimor dhe ndryshe dhe ne mund të ndihmojmë me zhvillime paqësore në situatën e tyre.
Do të ishim të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është e mundur falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Szijjarto.
Shqipëria shënon sot një moment historik në procesin e integrimit, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të parë.
Zhvillimi i Konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri – BE do të shërbejë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Grupkapitullin e parë.
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia e kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.