Konferenca e Silvinjos/ “Nëse nuk e keni parë Gjeorgjinë, bëhuni gati të shihni ekip të fortë”- Trajneri: Nëse është e nevojshme, do ndryshoj formacionin

konferenca e silvinjos nese nuk e keni pare gjeorgjine behuni gati te shihni ekip te forte trajneri nese eshte e nevojshme do ndryshoj formacionin





































Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të komentuar situatën e ekipit para ndeshjes kundër Gjeorgjisë. Tekniku është shprehur entuziast për situatën e skuadrës e cila po bëhet gati të luajë këtë duel në një stadium të tejmbushur.

assadaadaad

Vlerësimi dhe shpresa për ndeshjen me Gjeorgjinë – “Unë e kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë, është e fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me stadium të mbushur, ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”.

Përgatitja për ndeshjen – “Sa i përket ndeshjes së mëparshme, mund të bësh 5 zëvendësime apo 2. Unë e pashë që ekipi ishte mirë në fushë, erdhi momenti për të bërë dy zëvendësimet. Hoxha është i fortë, me forcë fizike, edhe Berisha se Laçi ishte vërtetë i lodhur. Për nesër nuk e dimë ende, e vërtetë që nga një ndeshje në tjetrën ka pak kohë. Sot është praktikisht stërvitja e parë, duhet shohim si janë lojtarët sot dhe nesër. Nesër në drekë vendosim me stafin dhe lojtarët”.

Ndryshime të mundshme në formacion- “Pak a shumë është e njëjta përgjigje, se duhet shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje nuk kemi bërë gjë në fushë. Sot duhen parë si janë, duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 23 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë. Nëse kuptojmë që një lojtar nuk është në 100%, e bëjmë ndryshimin, sot është ende herët, duhet të zhvillojmë gjërat dhe të marrim një vendim nesër në drekë”.

Roli i Bajramit- Prej 1 viti e gjysëm, kemi filluar me Poloninë me skemën 4-3-3, Uzuni ka luajtur si sulmues krahu, tani është si sulmues qendror. E njëjta gjë ka luajtur me Bajramin, ka qenë në krah dhe është spostuar më pas në qendër. Kemi provuar skema të ndryshme. Me Bajramin në fushë, mund të aplikojmë dy skema. Do të vendosim në varësi të lojtarët. Bajrami është më felksibël dhe kërkon hapësira. Nuk po bëjmë prova, i kemi 2-3 mundësitë që funksionojnë, thjesht do të vendosim pas stërvitjes si do të luajmë ndaj Gjeorgjisë. 

Kundërshtari – Është bërë një punë e mirë nga stafi. Lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me shumë intesitet. Futbolli të konsumon energji. Dua të rikujtoj një shprehje të Klop: Nëse nuk bën gabime, nuk ke nevojë të kthehesh të mbrosh. Gjeorgjia ka bërë një Europian shumë të mirë, një ekip shumë i bukur, i harmonizuar dhe mendoj se do të bëjmë një lojë shumë të bukur kundër tyre.”

Masat për Kvaratskhelian – “Sa i përket krahasimeve, te ajo nuk hyj. Ajo që mund të them është se bëhet fjalë për një lojtar shumë të madh, i fortë fizikisht, teknikisht i fortë. Çdo gjë që bën në fushë është e nivelit të lartë. Por përtej tij, kanë 4-5 lojtarë të shkëlqyer, nuk u them emrat se e kam të vështirë, por janë lojtarë që i shoh prej një muaji. Kanë në mesfushë, një sulmues, një mbrojtës krahu, janë lojtarë që shtyjnë shumë në fushë, kanë lojtarë të nivelit teknik shumë të mirë. Ai është një lojtar klasi, është një kënaqësi të luash kundër këtyre, si kundër Polonisë kishim Leva e Zielinski. Është kënaqësi, edhe ne kemi lojtarë të rinj që ndoshta në të ardhmen mund të garojnë në këto nivele”.

Kundërshtarët – “I kemi parë, kemi punuar një muaj mbi Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kjo është një skuadër e cila në këtë grup, sipas meje, ata janë të vetmit që kanë shkuar në fazën me kualifikim direkt. Janë shumë të fortë, me lojtarë të rëndësishëm. Unë mendoj se ata po punojnë shumë mirë, komplimente trajnerit, lojtarëve dhe federatës. Edhe ne jemi në një rrugë të mirë, jemi rritur, kemi marr eksperiencë, flas për vetën, lojtarët, stafin, njerëzit. Nesër kemi gjithçka për të bërë një ndeshje të mirë. Në një stadium të mbushur, për ne është një favor i madh, një stadium me njerëz që na shtyjnë, por Gjeorgjia është një ekip i fortë. Megjithatë, nesër në fushë dilet, bëhemi gati dhe luajmë”.

Manaj, Laçi dhe Ismajli që spikatën – “Ne jemi afër dhe më pëlqen, se çdo gjë diskutohet. Futbolli është jetë dhe jeta është mundësi. E thashë që Gjimshiti nuk ishte në Europian në 2016, por 8 vite më vonë ishte lojtari i jashtëzakonshëm që bëri kapitenin. Në intervistën e fundit të Ançelotit ai tha që lojtari mund të tërbohet me trajnerin për vendimin, por jo me mua si Karlo. Jam i lumtur me atë që kanë bërë në Europian lojtarët. Ishte grup i vështirë, po të mos ishim të përgatitur, do pësonim 10 gola. Por ne ishim aty, në lojë. Kemi bërë mirë, tani duhet të përmirësohemi, është gjithçka e hapur. Kombëtarja është e hapur, ne shohim shumë lojtarë, kemi sot Spahiun e Zekën. Ku ka shqiptarë, duhet ta shohim. Më pëlqen që lojtarët luftojnë për të marr vendin në formacion, në këtë mënyrë këtu vijnë më të mirët” .

Dueli i fundit mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë – Është shumë e vështirë që të krahasosh ndeshjen e dy viteve më parë me situatën tani.  

Ka kaluar kohë, të dyja ekipet kanë ndryshuar shumë. Gjeorgjia është një skuadër shumë e përgatitur me një trajner shumë të mirë. Mund të them që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Nuk mund të bëjë një parashikim rezultati. Do të futemi në fushë për të bërë një ndeshje të mirë, besoj se do të jetë një ndeshje e bukur.  

Rritja e Gjeorgjisë dhe triumfi ndaj Çekisë – E kam parë ndeshjen e Gjeorgjisë me Çekinë, ishte ndeshje e vështirë. Grupi është shumë i balancuar. Ekipi që fiton ka një lloj avantazhi të rëndësishmi. Ky është kompeticion shumë i vështirë. Çdo ndeshje që ka rezultate të mira, të afron më tepër.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →