Konferenca ndërkombëtare për forcimin e llogaridhënies, ministrja Pirdeni nga Qasje e dedikuar ndaj sektorëve më vulnerabël ndaj korrupsionit

konferenca nderkombetare per forcimin e llogaridhenies ministrja pirdeni nga qasje e dedikuar ndaj sektoreve me vulnerabel ndaj korrupsionit
konferenca nderkombetare per forcimin e llogaridhenies ministrja pirdeni nga qasje e dedikuar ndaj sektoreve me vulnerabel ndaj korrupsionit

U mbajt sot në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i Përpjekjeve ndaj Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, e organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Ministria e Drejtësisë, dhe Global Initiative Against Transnational Organized Crime.

Në fjalën përshëndetëse në këtë event, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, foli për agjendën antikorrupsion, si prioritet mbi prioritetet për Qeverinë Shqiptare. “Përgjatë këtij rrugëtimi të saponisur do të synojmë kanalizimin dhe garantimin e efektshmërisë të masave të integritetit në çdo qelizë institucionale, masa për të cilat do të jemi nën lupën e kolegëve të Komisionit Evropian,” u shpreh Ministrja Pirdeni.

Sipas Ministres, deri më tani digjitalizimi ka patur një impakt të jashtëzakonshëm në asgjësimin e korrupsionit të vogël, përmes shmangies së kontaktit njerëzor për mbi 95% të shërbimeve. Transformimi i administratës do të vazhdojë, duke vendosur inovacionin në themel të këtij transformimi. “Do ta kombinojmë këtë prioritet të modernizimit me një qasje të dedikuar ndaj fushave dhe sektorëve më vulnerabël ndaj korrupsionit. Ndaj dhe do të ecim me një ritëm më intensiv në sektorë si pronat, tatimet, doganat, shëndetësia, arsimi, e deri te prokurimet si fushë horizontale që kërkon vigjilencën tonë maksimale dhe ku i gjithë cikli i prokurimeve do të hyjë tashmë në një fazë të re,” – shtoi më tej Ministrja.

Kapitali njerëzor në administratë duhet të prioritizojë mbi çdo gjë integritetin. Për këtë arsye, është me rëndësi thelbësore fuqizimi i këtij kapitali, dhe instalimi i standardeve të pakthyeshme të integritetit në administratë dhe institucione. “Krahas përgatitjeve profesionale, do të përqëndrojmë fokusin tonë tek stafet më të larta menaxheriale, mbi standardet etike maksimale. Vetëm në këtë mënyrë, do të jetë e mundur që këto standarde të përhapen në formë kaskadë në të gjitha strukturat.”

Në përfundim të konferencës, gjatë një prononcimi për shtyp, Ministrja e konsideroi eventin si pjesë të një sërë iniciativash që janë nisur, për të forcuar integritetin në administratën publike, dhe për të promovuar modele të lidershipit me integritet në administratë. E pyetur nga gazetarët se si e sheh punën e deritanishme të bërë për arrestimin e shumë funksionarëve, Ministrja tha se: “Fokusi i Ministrit të Shtetit është pikërisht të avancojë ato mekanizma të cilat ngrenë muret mbrojtës ndaj korrupsionit në administratë. Ne kemi nisur një punë shumë të mirë me Drejtorinë e Përgjithshme Antikorrupsion, një strukturë e cila është operative prej më shumë se dy vjetësh. Gjatë kësaj periudhe kohe kemi krijuar një masë kritike ekspertize në ato fusha ku korrupsioni është më i ndjeshëm.”

Në Konferencën mbi Forcimin e Llogaridhënies që do të vijojë dhe nesër në Tiranë, janë të pranishëm përfaqësues të lartë të ardhur nga Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizatat e ndryshme ndërkombëtare, organizatat jo qeveritare apo ekspertë të rajonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →