Bota Sport

KONFERENCA PËR SHTYP/ Silvinjo: Me Italinë kemi qenë në lojë deri në minutën e fundit, nesër do të bëjmë gjithçka mundemi

konferenca per shtyp silvinjo me italine kemi qene ne loje deri ne minuten e fundit neser do te bejme gjithcka mundemi

































Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dalë sot para mediave për konferencën e fundit për mediat para sfidës së dytë në Grupin B të Euro 2024 ndaj Kroacisë.

Capture52

“Ky është një grup shumë i vështirë patjetër. Por mendoj që është një gëzim shumë i madh për ne që jemi këtu, se luajmë kundër ekipeve më të mira, mësojmë ndaj këtyre ekipeve, nuk ka negociata fare, gjatë 90 minutave. Sot do të bëjmë gjithçka që mundemi, është gëzim që luajmë kundër ekipeve të fuqishme, të forta, këtyre skuadrave që kanë lojtarë të klubeve më të mëdha, është e mrekullueshme të luajmë kundër skuadrave të tilla. Kemi shumë gjëra për të mësuar, unë nuk do të heq dorë asnjëherë.

Kjo është ajo që kemi bërë ndaj Italisë, e kemi respektuar por kemi qenë në lojë deri në minutën e fundit, pothuajse erdhëm edhe te goli i barazimit. Ndoshta nesër fitojmë, kush e di? Por nesër do të jemi aty për të luajtur”, tha ndër të tjera Silvinjo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts