Sali Berisha është shprehur se konferenca e sotme ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për procesin e integrimit, ka qenë i planifikuar muaj më parë.
Sipas Berishës, qeveria e re gjermane ka dalë me një deklaratë, përmes së cilës thotë se nuk mund të ketë zgjerim tjetër pa reformimin e BE-së. Sipas tij, në të njëjtën mendje është edhe Franca.
“Qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë, me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet stand by. Nuk mund të ketë zgjerim tjetër pa reformimin e BE-së. Dhe këtë e ka në sintoni me qeverinë franceze. Kur këta dy faktor bëhen bashkë, të siguroj që ai mur bëhet i pakalueshëm. Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter dhe standard.”
Berisha u bëri thirrje demokratëve të votojnë PD-në nëse duan BE-në, teksa vijoi duke thënë; “mos u mashtroni me pasaportën false të Ramës.”
Berisha: Ky vendim është i katër muajve më parë. Është planifikim i katër muajve më parë. Por theksoj se për PD, integrimi i Shqipërisë në BE është interesi kombëtar. E shpall çështje nr.1 të interesit kombëtar. Yllin polar të programit të programit tonë.
Nëse ka një forcë politike që ka dëshmuar seriozitet të plotë në procesin e integrimit dhe ka arritur çdo objektiv të përcaktuar është PD. Sali Berisha nuk do t’i shtrijë dorën askujt për të ndërtuar në këtë vend standardet e BE që është rruga më e sigurt e integrimit.
Gjithë ky aktivitet antidemokratik i Ramës, Vuçic, etj, ka bërë që qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë, me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet stand by. Nuk mund të ketë zgjerim tjetër pa reformimin e BE-së. Dhe këtë e ka në sintoni me qeverinë franceze. Kur këta dy faktor bëhen bashkë, të siguroj që ai mur bëhet i pakalueshëm. Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter dhe standard. Nuk shkohet në BE me Taulant Ballën ministër. A i ke parë deputetët, të gjithë ata me dosje i ka vënë në listë. Ky është morali i tyre. Nëse Shqiptarët janë vërtet për integrimin të votojnë forcën politike që ka dhënë prova të pakundërshtueshme që integron. Mos u mashtroni me pasaportën false të Ramës.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co