Spanja që do të zbresë në fushë ndaj Shqipërisë këtë të hënë do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është parë në dy ndeshjet e para kudër Kroacisë dhe Italisë. Përfaqësuesja iberike, e kualifikuar matematikisht si e para në grup, do të ketë rotacion të gjerë, e detyruar edhe nga dëmtimet apo situata e kartonëve.
Mediat spanjolle sot kanë konfirmuar se mungesë në ndeshjen e nesërme do të jetë edhe qendërmbrojtësi i Real Madrid, Naço. Ky i fundit ka probleme fizike dhe për këtë arsye, është stërvitur veçmas, ndërsa trajneri De La Fuente nuk ka ndër mend ta rrezikojë në një ndeshje ku rezultati nuk ndikon fatin e iberikëve në turne.
Naço i shtohet kështu mungesës për dëmtim të Ajoze Perez, asaj të Rodri për kartonë të verdhë si dhe të Le Normand. Ky i fundit pritet të lihet pushim pasi ka marrë një të verdhë dhe trajneri i Spanjës nuk dëshiron që të rrezikojë për t’u ndëshkuar në këtë sfidë.
Sipas mediave spanjollë, kjo do të sjellë riformatimin thuajse plotësisht të mbrojtjes ndaj Shqipërisë, me Vivian e Laport, teksa do të luajnë titullarë edhe emra si Navas, Grimaldo, Fermin Lopes apo Hoselu.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co