Shqiperia

Konflikt mes dy familjeve dhe të shtëna me armë zjarri/ Çfarë ndodhi në Kurbin, dy të arrestuarit janë…

konflikt mes dy familjeve dhe te shtena me arme zjarri cfare ndodhi ne kurbin dy te arrestuarit jane
konflikt mes dy familjeve dhe te shtena me arme zjarri cfare ndodhi ne kurbin dy te arrestuarit jane

Zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy familjeve në Kurbin, për motive pronësie, ku për pasojë mbetën të plagosur tre vëllezër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fushë Milot dhe një person është qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy vëllezërit e tij mbetën të lënduar sende të forta. Janë dëmtuar me sende të forta shtetasit me iniciale Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri vëllai i tyre me iniciale E. V., të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve, si pasojë e konfliktit me familjen Murati.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar dy vëllezërit Pëllumb dhe Sokol Muratin, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e këtij të fundit, 32-vjeçarin Valdano Murati.

Gjatë kontrollit në banesën e Sokol Muratit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

U konfliktuan me sende të forta, për motive pronësie, me 3 vëllezër dhe më pas qëlluan me armë zjarri duke plagosur njërin prej tyre, Policia kap dhe arreston njërin nga autorët e dyshuar dhe vëllanë e tij, si dhe shpall në kërkim djalin e njërit prej të arrestuarve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, me marrjen e njoftimit se në fshatin Fushë Milot, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, për motive pronësie dhe gjatë konfliktit kishte mbetur i plagosur me armë zjarri një shtetas dhe ishin plagosur me sende të forta dy të tjerë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para në vendngjarje rezultoi se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për motive pronësie. Konflikti kishte nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas në përdorim të armës së zjarrit.

Shtetasi S. M., djali i tij V. M. dhe shtetasi P. M., vëllai i shtetasit S. M., ishin konfliktuar me sende të forta për motive pronësie me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër).

Shërbimet e Policisë vendore, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, kanë bërë të mundur kapjen, shoqërimin në Komisariat dhe arrestimin e shtetasve S. M. dhe P. M., si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin V. M.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. M.

Të tre të dëmtuarit janë aktualisht në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të këtij rasti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts