Konfliktet e përgjakshme/ Papa Françesku kërkon hetim, të përcaktohet nëse po ndodh gjenocid në Gaza

konfliktet e pergjakshme papa francesku kerkon hetim te percaktohet nese po ndodh gjenocid ne gaza








































Papa Françesku kërkon angazhim dhe ndërhyrje serioze nga Perëndimi në luftën e përgjakshme që po zhvillohet ne Gaza.

papa

Papa ka kërkuar që të përcaktohet nëse ajo që po ndodhe në Rripin e Gazës është gjenocid ose jo.

Këtë kërkesë Papa e ka bërë përmes librit që do të publikohet javën që vjen.

“Sipas disa ekspertëve, ajo që po ndodh në Gaza ka karakteristika të gjenocidit. Duhet të bëhet një hetim i kujdesshëm për të konstatuar nëse ato i përshtaten përshkrimit të organizatave ndërkombëtare dhe juristëve kompetentë”, thekson Papa Françesku në librin e tij të ri i cili do të dalë javën e ardhshme.

Libri është redaktuar nga Herman Reyes Alicante dhe sot gazeta italiane La Stampa publikoi disa pjesë nga libri.

Në lidhje me emigracionin, Papa thekson:

“Asnjë vend nuk duhet të lihet vetëm dhe askush nuk mund të mendojë se mund ta përballojë të gjithë situatën përmes ligjeve më kufizuese dhe represive, ndonjëherë të miratuara nën presionin e frikës, apo për të kërkuar avantazhin elektoral.

Përkundrazi, meqë konstatojmë se ka një globalizim të indiferencës, duhet të përgjigjemi me globalizimin e mëshirës dhe bashkëpunimit, për të humanizuar kushtet e jetës së emigrantëve”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →