Bota

Konflikti me armë zjarri mes kushërinjve, policia sqaron motivet e ngjarjes! Të plagosurit transportohen në spital

konflikti me arme zjarri mes kusherinjve policia sqaron motivet e ngjarjes te plagosurit transportohen ne spital



































Policia e Krujës ka reaguar pas ngjarjes në Mamurras, ku kushërinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë zjarri pasi janë konfliktuar.

poliica naten

Policia bën me dije se shkak i sherrit mes tyre ka qenë një sipërfaqe toke, dhe të plagosur kanë mbetur efektivi i policisë, Sahit Ahmetaj (Sela), i cili ka qenë jashtë shërbimit, Adrian Sela dhe Fatos Sela.

Adrian Sela së bashku me vëllezërit e tij, Fatos Sela e të tjerë, po kryenin punime për rrethimin e një sipërfaqe toke e cila pretendohet nga dy palët.

Në arë ka mbërritur dhe efektivi Sahit Sela, i cili në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të kushërinjve te cilët i janë kundërpërgjigjur me armë.

Si pasojë e përplasjes, të tre shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Krujë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju njoftojmë se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts