“Konflikti me Rusinë mund të zgjasë”, Orban i sigurt: Trump, i vetmi që mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

konflikti me rusine mund te zgjase orban i sigurt trump i vetmi qe mund ti jape fund luftes ne ukraine
konflikti me rusine mund te zgjase orban i sigurt trump i vetmi qe mund ti jape fund luftes ne ukraine

Kryeministri hungarez Viktor Orbán konfirmoi të premten se do të takojë Donald Trump në Florida javën e ardhshme teksa u shpreh se një rikthim i ish-presidentit të SHBA në detyrë është “i vetmi shans serioz” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke iu drejtuar një forumi në Turqi, Orbán theksoi gjithashtu se kthimi i mundshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit në Gaza.

“E vetmja mundësi serioze për paqe është nëse ai është në gjendje të kthehet dhe të bëjë paqe”, citohet të ketë thënë Orbán në forum. “Përndryshe, lufta midis Ukrainës dhe Rusisë do të jetë e gjatë”, shtoi ai.

Orbán theksoi se ishte i bindur se nëse Trump do të kishte qenë në detyrë kur filloi lufta në Ukrainë, “nuk do të kishte pasur luftë”.

Duke komentuar luftën në Gaza, kryeministri hungarez tha se Trump “krijoi shpresë”, duke iu referuar marrëveshjeve që synonin të normalizonin lidhjet midis Izraelit dhe shteteve të Gjirit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →